Lajme
Gjermania kreu punën, tani sytë nga Franca
Pas dritës së gjelbër nga Bundestagu për perspektivën evropiane të vendit, sytë e qytetarëve të Maqedonisë janë kthyer drejt Francës dhe Holandës.
Nga Franca tashmë vijnë sinjale pozitive. Ne do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe pritjeve, realitetit që duhet të përmirësohet dhe të përmbushet dhe natyrisht atë që presim, thotë ambasadori francez Kristian Timonie.
Sidoqoftë, nga Holanda, rreth dy javë para Samitit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, heshtje. Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane për Alsat-M thotë se nuk ka asnjëherë garanci të sigurta, por është e qartë se atmosfera është shumë pozitive.
“Pas vendimit të Bundestagut gjerman, ajo që duhet të shikojmë është qëndrimi i Presidentit Francez Makron. Po e them këtë për Presidentin Francez, sepse ndryshe nga Gjermania ku ju keni një sistem më të gjerë të vendimmarrjes që është më gjithëpërfshirës, në Francë kjo çështje do të vendoset në nivelin e Pallatit Presidencial. Ajo që dimë nga dje, nga ambasadori francez në vend është se padyshim që pritet drita jeshile. Nëse ndonjëherë do të mund të ishim të disponuar me optimizëm, atëherë kjo ka të bënte me këtë Samit. …. Mbetet edhe Holanda, e cila ishte kryesisht skeptike ndaj sundimit të ligjit. Dhe çështja nëse dhe si do të ecim bashkë me potencialin, si vendet do ta vlerësojnë se si do të zhvillohet marrëdhënia jonë me Shqipërinë në proces. Por ne e dimë se në Holandë kjo çështje do të jetë më e vështirë për shkak të vendimit të parlamentit”-tha Simonida Kacarska, Instituti për Politika Evropiane.
Kacarska shprehet se Maqedonia, e cila e ka pritur këtë datë për më shumë se 10 vjet – dhe tashmë është në procesin e skriningut sqarues – duhet të përgatitet me të gjitha forcat për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për bisedime që padyshim që pa dyshim do të zgjasin shumë gjatë. Për reformat në gjyqësor dhe proceset gjyqësore që kanë një fat të pasigurt, Kacarska shprehet se ato nuk do të jenë kusht për fillimin e bisedimeve.
“Në këtë fazë për fillimin e bisedimeve vendi ynë ka bërë shumë më tepër se të tjerët, mirëpo këto pyetje do të parashtrohen menjëherë në kapitullin e parë që do të vihet në rendin e ditës, kapitujt që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, nëse nuk janë pyetje në tetor, atëherë do të jenë në janar”-pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politika Evropiane.
Ambasadori i BE-së Samuel Zbogar shfaqë shpresë se së shpejti gjuha maqedonase do të jetë gjuha e 25-të zyrtare e BE-së.
BURIMI:Alsat-M
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi