Connect with us

Argëtim

Doni t’i bëni edhe gjyshet krenare, atëherë vajza bëjini këto veprime

Published

on

Ne jetojmë në një botë dixhitale, ku disa rregulla të mirësjelljes janë bërë të modës së vjetër dhe janë shfaqur rregulla të reja jo verbale. Sado të ndryshojë bota dhe shoqëria, ju duhet të keni parasysh se mirësjellja është diçka pozitive dhe e dobishme, për ju dhe të tjerët që ju rrethojnë, transmeton Revista Class.

Ne sot përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar 5 rregulla mirësjelljeje që edhe gjyshja juaj do të ishte krenare për ju:

Nëse dëshironi të rregulloni grimin dhe flokët nuk duhet të zini pjesën e lavamanit

Është normale të lash duart në lavaman, por jo të bësh grimin dhe të rregullosh flokët. Të tjerët mund të shqetësohen nga ky veprim i joti.

Asnjëherë mos e lini dikë në rrjetet sociale

Kjo është një “JO” e madhe. Të lësh dikë nga një mesazh në rrjetet sociale apo në telefon është e lehtë, por bota është e vogël. Ndarjet dixhitale mund të jenë më të shpejta dhe më të thjeshta, por janë më ofenduese se vetë ndarja.

Gjithmonë shkruani mesazh nëse do të vonoheni

Nuk ka rëndësi nëse është takim miqësor apo për çështje pune. Duhen vetëm 30 sekonda për t’i shkruar dikujt dhe për t’i treguar se do të vonoheni. Personi do t’ju falënderojë që të paktën nuk po pret jashtë.

Largoni pajisjet elekronike teksa hani

Imagjinoni që jeni duke darkuar me mikeshën tuaj dhe ajo gjatë gjithë kohës kontrollon telefonin dhe u përgjigjet mesazheve teksa konsumoni drekën. Kjo është vërtet diçka bezdisëse, prandaj përpiquni ta shmangni.

Mos e vendosni çantën mbi tavolinë

Çdo grua ka qenë ndoshta në një situatë, ku është ulur në tavolinë dhe ka filluar të kërkojë një vend për të lënë çantën. Mos i vendosni asnjëherë gjërat tuaja personale mbi tavolinë. Nuk po shkruajmë vetëm për çantën, por edhe për syzet e diellit dhe telefonin. Gjithashtu nuk është një ide e mirë ta vendosni çantën në dysheme. Nuk është shumë higjienike, plus që mund të gërvishet në pjesën e poshtme.

 

BURIMI: Ilirianews

Continue Reading

Argëtim

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Published

on

By

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Deri tani, konceptet e jahteve luksoze kanë ofruar modele të jashtëzakonshme, në formë mjelme, apo peshkaqeni, por studio e dizajnit “Lazzarini” ka prezantuar së fundmi një prej projekteve më të veçanta të para ndonjëherë.

Kompania italiane, me seli në Romë, dëshiron të prodhojë një superjaht luksoz, 69-metra të gjatë, me një “vrimë gjigante” në mes. Koncepti, i quajtur “Forma”, parashikon që jahti të lëvizë vetëm me energji të pastër. Ai është konceptuar të jetë një superstrukturë me një siluetë tepër të veçantë.

Dizajni është sa i thjeshtë, aq madhështor. Në pjesën e sipërme, është menduar të vendoset një pishinë me dysheme prej xhami, që do t’i lejojë notarët të kenë një pamje magjike të pjesës së poshtme.

Vlera për prodhimin këtij jahti është parashikuar të jetë 69 milionë euro, ose 80 milionë dollarë. Ai do të lëvizë me një motor me hidrogjen, ndërsa mund të arrijë një shpejtësi prej 24 nyjesh detare, ose mbi 44 km/h. Në çati do të ketë të instaluar panele diellorë, për të karikuar të gjitha sistemet.

Nga momenti që një prodhues vendos të vërë në zbatim projektin, do të duhen 20 muaj për ta sjellë në jetë jahtin, sipas “Lazzarini”.

Continue Reading

Argëtim

Ndërton shtëpinë rrotulluese pasi Iodhet nga ankesat e gruas

Published

on

Shtëpia në Sërbac të BeH-së është projektuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusiq. Me një fasadë të gjelbër dhe çati të kuqe metalike, ajo mund të bëjë një rreth të plotë për të kënaqur dëshirat e shumëllojshme të gruas së tij Lubica – ajo dëshiron të shohë shumëçka kur shikon nga dritaret e saj.

“Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i dhënë detyrë vetes që t’ia realizoja gruas sime dëshirën e saj” që të mundë të ndryshojë pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të dojë, tha Kusiqi, raporton AP.

Shumë vjet më parë, kur u martuan, Kusiqi kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të mjaftueshme për veten dhe gruan e tij, në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të gjumit të kishin pamje nga dielli dhe kështu bënë. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndejës të kishte përballë rrugën. Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se “nuk mund të shihte njerëzit që hynin në oborrin tonë të përparmë” dhe kështu Kusiqi u desh të rimodelonte gjithçka.

Continue Reading

Argëtim

Minus 500 Euro, restoranti britanik i hap “luftë” Nusret për biftekun me ar

Published

on

Një restorant që gatuan biftek po konkurron restorantin e famshëm të Nusret.

Ai po gatuan biftekun e famshëm me ar të Nusret për 500 Euro më pak.

Reakless Steak and Lobster House në Portsmouth u ofron klientëve biftekun më trend në Instagram për 500 euro më pak. Pronari Scott Mattheës mendon se Salt Bae duhet të ketë një fitim të madh nga biftekët, edhe pse ato kanë shije të njëjtë me të tijët.

“Shumë vende nuk do ta bëjnë këtë sepse kushton tre herë koston e mishit për ta lyer atë me ar, ne vendosim 20 deri në 25 gjethe në secilën. Për të, kjo do të jetë rreth 500 euro fitim në secilin biftek. E di që Londra është pak më e shtrenjtë, por 500 euro më shumë për një biftek? është saktësisht e njëjta gjë këtu – ata përdorin të njëjtin lloj të nënprodukteve /ë mishit nga ku marrim tonat. Ne ndjekim gjithçka në trend dhe e vendosim direkt në menunë tonë”, tha 35 vjeçari./albeu.com

Continue Reading

Aktuale