Lajme
Data për fillimin e negociatave, a do të ndodhë vallë?!
Një hap na ndanë nga fillimi i negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, ka thënë Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në New York. Ai thotë se shtetasit maqedonas, të cilët mbështesin gjerësisht idenë evropiane, kanë pritshmëri të lartë nga takimi në tetor i Këshillit Evropian. Vendimi pozitiv do të jetë një mesazh i qartë për ta, për rajonin dhe për besimin në politikën e BE-së ndaj Ballkanit, ka shtuar më tej ministri i jashtëm.
Në të njëjtën kohë, edhe Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis nga Asambleja e Përgjithshme e KB, ka thënë se Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
“Sa i përket fqinjëve tanë në veri, Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian, nëse ata përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare ndaj Bashkimit Evropian dhe detyrimet e tyre ndaj fqinjëve të tyre”, ka thënë Micotakis.
Mendim pothajse të njëjtë ka edhe analisti politik Ismet Ramadani, por për të pavaraësisht se kemi dritë jeshile nga Gjermania, vendi ka ende shumë punë për të bërë deri në përmbylljen e këtij kapitulli, përcjel in7.
“Megjithëse vendi ka marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE nga Bundestagu gjerman, ende ka punë për tu bërë. Pothuajse çdo vendim pozitiv nuk është i pakushtëzuar, pikërisht për këtë Bundestagu gjerman e ka kushtëzuar qeverinë gjermane që të bëjnë një ekzaminim orientimin e vendin tonë në sfidat, që ende nuk i kemi realizuar”, ka thënë Ismet Ramadani në një prononcim për Televizionin TV24.
Por sidoqoftë, Ramadani është optimist se Hollanda dhe Franca, vendet këto që deri më tani janë konsideruar vendet më euroskeptike në drejtim të zgjerimit, do të ndjekin shembullin e Gjermanisë në lidhje me vendin tonë.
Ndërkaq në anën tjetër, VMRO-DPMNE beson se anëtarësimi në institucionet euro-atlantike nuk zgjidh problemet e qytetarëve, kështu ka thënë Trajko Slaveski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, sot në një takim me qytetarët e Komunës së Patrovecit, duke shtuar se integrimet euroatlantike janë ende një prespektivë e largët për vendin.
Bundestag gjerman ka hapur derën për RMV për të filluar negociatat e pranimit me Unionin, sinjale pozitive vijnë nga Franca, pas deklaratës së ambasadorit francez në vend Kristian Timonie i cili shpreson për një dritë jeshile edhe nga Presidenti Emmanuel Macron.
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare