Connect with us

Argëtim

Shtatë gjëra që tregojnë se ajo nuk ju dashuron më

Published

on

Kur një grua pushon së dashuruari mashkullin e saj, gjendja e saj shpirtërore ndryshon, ashtu sikurse dhe vëmendja kundrejt tij. Më poshtë janë 7 gjëra që e tregojnë.

Nuk është më pika e referimit
Partneri juaj nuk është më pikë referimi në jetën tuaj dhe nuk zë vend në mendimet që keni. Ai nuk është më pjesë e mendimeve tuaja për të ardhmen dhe ju filloni të mendoni se duhet të jetoni pa atë, që të ndiheni më mirë.

Nuk e shikoni atë si më parë
Kur zgjoheni, nuk e shihni më. Kur ka dashuri, zgjoheni, shikoni dhe puthni partnerin tuaj në shtrat. E puthni dhe i thoni mirëmëngjes, duke menduar për të shkruar një faqe tjetër të librit të jetës së bashku.

Nuk të mungon më
Kur nuk është në shtëpi, ju nuk ndjeni mungesë dhe ndjeheni më mirë vetëm, harroni se ai nuk është dhe nëse për një moment mendoni “Tani do të vijë”, ndjeni se nuk doni që kjo të ndodhë dhe preferoni të qëndroni të qeta në vetmi.

Hani veç e veç
Ju nuk shijoni më një vakt me të. Ato dreka apo darka që keni kaluar me të, nuk ekzistojnë më. Tani vaktet janë të mërzitshme dhe pa biseda.

Argëtoheni pa atë
Jeta juaj tashmë po fillon të kërkojë mënyra dhe momente të tjera, kur të jeni të lumtura e të qeshni. Dhe partneri juaj nuk është pjesë e tyre.

Nuk merakoseni më për të
Pa e kuptuar, nuk merakoseni më nëse është në rregull. Nuk është se ju jeni një person i keq, por nuk e vrisni më mendjen se ku ndodhet apo ç’po bën mashkulli juaj. Vjen një moment kur nuk është më i rëndësishëm për ju, dhe filloni të mendoni më shumë për veten, fëmijët tuaj ose për njerëzit e tjerë.

Filloni të mendoni për një dashuri të re
Filloni të planifikoni një dashuri të re. Ju rikthehen ide dhe iluzione me një person të cilin mund ta njihni, imagjinoni veten me dikë që ju bën të rigjeni dashuri dhe lumturi.

Continue Reading

Argëtim

Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda /VIDEO

Published

on

By

Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda

Një gazetar është përfshirë në një skenë qesherake teksa ka shpërthuer në të qeshura kur një elefant me noçkën e tij fillon të prekë në fytyrë dhe e kap nga hunda.

Gazetari Alvin Kaunda po xhironte një pjesë në kamera nga një qendër e foshnjave të elefantëve në Kenian jugore, kur filloi të ndjente një përkëdhelje në kokë e më pas në fytyrë e hundë.

Kaunda po raportonte se si po kujdeseshin për elefantët e vegjël në jetimore gjatë një thatësire për Korporatën Transmetuese të Kenias.

Continue Reading

Argëtim

Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool

Published

on

By

Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool

Japoni- Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.

Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.

Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.

Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.

Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar. (noa.al/M.D)

Continue Reading

Argëtim

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Published

on

By

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.

Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.

Continue Reading

Aktuale