Connect with us

Lajme

Sasho Mijalkov nuk paraqitet në gjykatë, ka probleme shëndetësore

Published

on

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, sot nuk u paraqit në gjykimin për rastin “Thesari”, sepse siç tha avokati i tij Lupço Shvërgovski ka pasur probleme shëndetësore, gjegjësisht ka pasur probleme me lukthin dhe për këtë arsye ka të vjella.

Dokumentacionin mjekësor të cilën e dorëzoi Shvërgovski është nga “Neuromedika” dhe nga “Sistina”, sipas të cilit Mijallkov është në pushim mjekësor nga 25 shtatori.

Sasho Mijallkov ish shef i DSK-së, Goran Grujevski ish epror i drejtorisë së pestë, Toni Jakimovski ish shef i kabinetit të Mijallkovit dhe Nebojsha Sajkoviq ish ndihmës ministër në MPB, janë të akuzuar se kanë blerë pajisje për përgjim në Londër në vitin 2010. Furnizimi i pajisjes nuk ka shkuar nëpërmjet MPB-së, por nga kompania ‘Finzi’, marrëveshje kjo sipas aktit të PSP-së, është faktuaruar dy herë më shumë.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale