Connect with us

Lajmet kryesore

Rruga me gropa që lidh dy shtete të NATO-s

Published

on

Rruga që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë prej vitesh paraqet problem për vozitësit, për shkak të amortizimit të asfaltit, gropave të shumta dhe ulje – ngritjet e shtresës së asfaltit, të cilat të japin përshtypjen se janë dallgë të liqenit që ndodhet pak kilometra më tej, shkruan in7.

Është rruga kryesore dhe vendkalimi kufitar më i frekuentuar ndërmjet dy shteteve, njëra anëtare e plotëfuqishme e NATO-s, tjetra në prag të anëtarësimit të plotë e që të dyja vende me aspirata të fuqishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo rrugë e ndërtuar që prej viteve të ish – sistemit monist, nuk ka parë rikonstruim të tërësishëm që prej ndërtimit, përveç zgjerimit të një pjese të bërë në fillimin e viteve 2000.
Herë pas here, mbushen gropat e hapura, por që rihapen pas çdo sezoni dimëror. Qytetarët ankohen se po shkatërrojnë automjetet e tyre dhe për më tepër rrezikojnë edhe jetën sepse degradimi i asfaltit paraqet edhe rrezik për zhvillimin e komunikacionit.

E shkatërruar është vetëm pjesa e Maqedonisë së Veriut sepse nëse kalon kufirin matanë, vërehet ndryshimi. Rrugë e re, e gjërë dhe asfalt i rrafshët.

Kjo rrugë është pjesë e Korridorit 8 që është filluar prej shumë vitesh, por që në terren nuk duket askund. Shumë herë e premtuar nga qeveritë dhe partitë politike, por deritani ky projekt ka mbetur vetëm në letër. Korridori 8 duhet të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi, Durrësin e Shqipërisë me Varnën në Bullgari, me një gjatësi prej 1500 kilometrash, përcjell in7. 
Në Maqedoninë e Veriut ka pasur lëvizje në këtë drejtim vetëm në pjesën e Kriva Pallankës si dhe punimet që zhvillohen momentalisht në pjesën prej Kërçovës në drejtim të Ohrit. Këto punime po tejkalojnë afatet e parapara dhe në disa raste janë dhënë afate shtesë, por sipas njohësve të fushës, pritet shtyrje e re, pasi punimet ecin me ritme të ngadalta.

In7 pyeti edhe Kryeministrin Zoran Zaev në lidhje me fatin e kësaj rruge, tejet e frekuentuar dhe me rëndësi të veçantë. Në pyetjen se a e ka parë rrugën Strugë – Qafëthanë dhe për katandisjen e saj, Zaev theksoi se e njëjta është pjesë e programit për rikonstruim të rrugëve, por nuk caktoi afat kohor se kur do të rikonstruohet e njëjta.

“Sigurisht edhe kjo rrugë ka hyrë në rikonstruim si degë e autostradës Ohër – Kërçovë. Drejt Qafëthanës do të ketë rikonstruim të tërësishëm për arsye se kjo është pjesë e Korridorit 8 në të cilin po punojmë” – u përgjigj Kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetarit të in7.

Përveç lidhjes me Shqipërinë, kjo rrugë është e rëndësishme edhe për lidhjen e qytetit të Strugës me fshatrat e asaj ane, si dhe fshtarave mes veti. Mijëra banorë të asaj anë të fshatrave si Frëngova, Ladorishti, Teferiçi, Shum, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Belica e Epërme, Vishnja Radozhda, qarkullojnë për çdo ditë në këtë rrugë.

Fati i kësaj rruge edhe përkundër premtimeve, mbetet i panjohur. Deri në zgjidhjen e këtij problemi, ndoshta do të bëhen edhe shumë kronika të tjera, ashtu siç janë bërë deri sot, thuajse nga të gjitha mediet relevante në vend./in7.tv/ 

 

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale