Connect with us

Lajme

Ministri Ademi premton paga më të larta për mësuesit, por, sipas tij, duhet pak kohë

Published

on

“Deri më tani kemi treguar se jemi të interesuar për të përmirësuar statusin material të punonjësve në arsim dhe kemi kredibilitet kur themi se do të ketë rritje të pagës në të ardhmen, por cila përqindje do të jetë dhe kur do të fillojë të zbatohet varet nga parametrat e konsideruar. Kemi nevojë për ca kohë, pasi ende nuk kemi filluar të diskutojmë për buxhetin e vitit të ardhshëm në Qeveri, duhet të bëjmë parashikime dhe të vendosim së bashku për rritjen e rrogave të ardhshme të mësuesve.”

Këtë e ka thënë sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arber Ademi, i cili ka shtuar, se këto bisedime janë të hapura dhe transparente, si dhe se ata kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Sindikatën e Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe me të punësuarit në sektorin e arsimit, përcjell in7.

“Pagat e shtatorit për mësuesit në këtë vit në krahasim me pagën e muajit gusht në 2018, është rritur me 10.8 përqind. Për herë të parë në disa vite, në institucionet e arsimit të lartë dhe të shkencave paga është rritur për pesë përqind”, ka thënë Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve para mbledhjes ndërkombëtare që shënon 60 vjetorin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Italiane në Fakultetin Filologjik-Blaze Koneski.

Në lidhje me paralajmërimin e grevës së përgjithshme nga Sindikata e Arsimit në muajin tjetër dhe nëse ata janë të gatshëm ta shtyjnë atë derisa të bien dakord, Ademi ka thënë se marrja e një vendimi një javë më parë ose një javë më vonë nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në organizimin e procesit arsimor, duke shtuar se të dy palët duhet të kenë mirëkuptim të ndërsjellë.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale