Connect with us

Komente

Letra epike e qytetarit të Kosovës drejtuar Merkelit dhe Makronit

Published

on

Një qytetar i Republikës së Kosovës i është drejtuar me një letër publike dy liderëve kryesorë të Evropës, Kancelarës së Gjermanisë Angela Merkel si dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Bëhet fjalë për qytetarin Remzi Plakaj, i cili në letrën drejtuar Merkelit dhe Macronit  ndër të tjera thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e meritojnë izolimin.

Ai shpreh bindjen se edhe kur të liberalizohen vizat, shqiptarët e Kosovës nuk do shpërngulen masivisht, sepse e duan vendin dhe do të punojnë për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve aty ku kanë lindur.

Letër publike:

E nderuar dhe respektuar znj. MERKEL, i nderuar dhe respektuar z. MACRON, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e meritojnë izolimin si të vetëm pa asnjë arsye, dhe e vetmja shpresë që dhe ne të jemi Evropian ju duhet të ndani 5 minuta në mendjen tuaj duke e vendos vetën si një qytetar i Kosovës;Nëse ju do ishit një student i Kosovës dhe dëshironi të studioni diku në Evropë por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!   Nëse ju dëshironi të vizitoni familjen tuaj (vëllaun, motrën, nënën apo babën) por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!Nëse ju apo dikush nga familja juaj ka nevoj për vizita mjeksore apo biznesore në shtetin tuaj, por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!Nëse ju do kishit dëshirë ta vizitoni Berlinin, Parisin apo ndonjë vënd tjetër duke pa kultura dhe qytetrime të vjetra, por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!Qytetarët e Kosovës nuk emigrojnë po u hoqën VIZAT, këtë e them me bindje të plot pasi ne e duam shtetin tonë dhe do e ndërtojmë siç është më së miri duke qen pjes e familjes Evropiane, po të duam MIGRIM të gjithë kemi mundësi financiare për të ardhur në Evropë, por nuk e bëjm këtë sepse e duam shtetin tonë ashtu siç e doni ju shtetin tuaj… ne vijmë në Evropë vetëm për ato katër pikat që ju do ti mendoni!Evropa është familja jonë ashtu siç është edhe e juaja, por familjes kur i mungon një anëtar nuk është ndjenjë e mirë andaj duhet kërkuar për të u bashkuar!Uroj kjo letër elektronike të ju vij në telefonin tuaj dhe të ju gjej mirë dhe ata 5 minuta ti ndani për NE!Faleminderit & respekt.

(n.m/BalkanWeb)

Continue Reading

Komente

Ibrahimi: nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë

Published

on

By

Zeqirja Ibrahimi në Facebook:

Paratë që ua ofrojnë merrjauni, sepse ato janë para që i kanë vjedhur nga ju, nga populli.

Por, dënoni për pafytyrësinë që duan t’ju blejnë me 1000 denarë në katër vjet, ndërsa vetë janë bërë milionerë.

Ata ecin me patika që kushtojnë disa qindra euro, ndërsa fëmija juaj nuk i ka 10 denarë për simite në shkollë.

Ata vozisin makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro, ndërsa ju dergjeni lart e poshtë me autobusë e në këmbë.

Andaj, nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë.

Continue Reading

Komente

Partitë e pushtetit nuk i kap ligji as kur digjen 14 persona e jo më kur thyejnë heshtjen zgjedhore

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Partitë e pushtetit po thyejnë heshtjen parazgjedhore… normal, s’i prek ligji as kur për faj të tyre digjen të gjallë 14 persona e jo më kur thyejnë heshtjen parazgjedhore…

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Tetovarët digjen nëpër spitale sepse paratë që duhen investuar në mbrojtjen kundër zjarrit, i hanë njerëzit e Teuta Arifit

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar përmes një statusi në facebook ndaj shpenzimeve që Komuna e Tetovës ka bërë për 345 militantë partiak që kanë marrë honorare që kjo i ka kushtuar buxhetit komunal rreth 900 mijë euro në vit, përcjell in7

Postimi i plotë:

Në total janë 345 persona që marrin honorare nga Komuna e Tetovës, dhe kjo i kushton buxhetit komunal rreth 900,000 euro çdo vit. Shumë prej tyre s’bëjnë asnjë punë, por janë familjarë të Teuta Arifit ose njerëzve të afërt të saj.

Ndërkohë qytetarët duhet të ecin midis plehrash sepse punëtorët e NPK-së nuk paguhen në rregull dhe as kontributet s’ju paguhen. Qytetarët duhet të mbesin pa ujë, sepse investimet nuk po bëhen. Zjarrfikësat duhet të mvaren nga donacionet e huaja sepse askush s’ua blen pajisjet. Tetovarët digjen nëpër spitale sepse paratë që duhen investuar në mbrojtjen kundër zjarrit, i hanë njerëzit e Teutës.

GJYKATA NUK I DËNON, SEPSE HANË BASHKË – POR QYTETARI KA NESËR TË DREJTËN PËR T’JU SHQIPTUAR DËNIMIN KËTYRE KRIMINELËVE!, ka përfunduar aktivisti Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale