Connect with us

Lajme

Ja kur do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE

Published

on

Mes 17 dhe 18 tetorit do të dihet nëse Maqedonia e Veriut do të marrë ose jo datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pas rekomandimit të Komisioni Evropian për fillim të negociatave në qershor, ngelet që të gjithë shtetet anëtare të BE-së të bien dakord unanimisht për fillimin e negociatave. A do ta ndjekin shembullin e Gjermanisë edhe shtetet tjera, sidomos Franca?

“Pritet që Ministrat e shteteve anëtare të vendosin nëse do të fillojnë negociatat me vendin në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 15 tetor, ndërsa vendimi përfundimtar do të duhet të merret nga drejtuesit e Shteteve anëtare të BE-së, njëzëri, gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian më 17 dhe 18 tetor 2019”, thonë nga delegacioni i BE-së në RMV për Portalb.mk.

Sinjal pozitiv për dhënien e datës dërgoi mbrëmë Gjermania e cila votoi me shumicë votash për dhënien e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pritet të shihet nëse vendet tjera anëtare, sidomos nëse Franca e cila ka qenë më kritike për ngecjen e reformave në gjyqësor në Maqedoni, do të ndjekë shembullin e Gjermanisë.

Në kontekst të pritjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, ambasadori francez Kristian Timonie, kohë më parë vlerësoi se pozicioni i Maqedonisë tani është më pak i fuqishëm për shkak të ngjarjeve rreth rastit “Reket” dhe pamundësisë që të arrihet marrëveshje për ligjin për PP-në.

Maqedonia ka ende punë, edhe nëse merr datën

“E mirëpresim votimin e sotëm të Bundestagut për nisjen e negociatave për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e përparimit konkret është kyç për nxitjen e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së”, tha komisari për Zgjerim të BE-së, në largim, Johanes Han nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Tuiter”.

“Raporti i BE-së për zhvillim të Maqedonisë tregon se ka zhvillim të caktuar në disa fusha, por ekzistojnë edhe mjaft fusha ku ende patjetër duhet që të punohet, të zbatohen reformat e patjetërsueshme në procesin integrues. Siç shihet, raporti është çështje qendrore dhe prioritet është theksuar në zbatimin e reformave të patjetërsueshme, sundimin e ligjit me të gjitha aspektet që i nënkupton”, theksoi para do kohe, Rajnhard Pribe.

Pribe e ka udhëhequr grupin pesë anëtaresh të ekspertëve të BE-së të obliguar për çështje sistematike, në deklaratë për media ka theksuar se më nuk është përfaqësues zyrtar i BE-së, por personalisht ndjehet se Maqedonia dhe shtetet nga rajoni do të bëjnë hapa drejt procesit të integrimit.

“Në çdo rast, reformat të cilët i treguam ne, ndërkaq theksohen edhe në raportin e BE-së, duhet që të bëhen, jo vetëm për shkak të zhvillimit të procesit eurointegrues, por për vetë shtetet dhe qytetarët”, tha Pribe.

“Sundimi i së drejtës është kyçe për afrimin drejt BE-së, të gjitha resurset dhe fuqitë në shoqëri do të duhej që të angazhohen dhe të drejtohen nga ai qëllim”, tha Pribe.

Komisioni Evropian dha rekomandimin për të filluar negociatat e pranimit në qershor.

Kreu i shtetit në Maqedoninë e Veriut pret vendim pozitiv

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ditëve të fundit kryeministri Zoran Zaev ka marrë mbështetje nga krerë shtetërorë për marrjen e datës për nisjen e negociatave.

Ai ka pritje optimiste për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në. Sipas tij, ai është optimist pasi ka pasur dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian si dhe në bazë të rezultateve të arritura të vendit në zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.

Presidenti Stevo Pendarovski shpreson se fillimi i negociatave do të jetë një shtysë e fortë për realizimin e mëtutjeshëm të reformave thelbësore të vendit deri në anëtarësimin e saj të ardhshëm në Union, i cili do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit.

 

 

BURIMI: Portalb

Continue Reading

Lajme

Maqedoni: U dorëzohen mandatet kryetarëve të konfirmuar në raundi e parë

Published

on

Pas zyrtarizmit të rezultateve nga KSHZ-ja, kryetarët e rinj të komunave të cilët fituan që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale si dhe këshillat e rinj komunal sot kanë filluar zyrtarisht punën.

Shumica e tyre u ulën në këtë karrige për herë të parë për mandatin e tyre katërvjeçar. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së fituan në rrethin e parë në 21 komuna, kurse LSDM-ja në rrethin e parë fitoi nëntë kryetarë komunash. BDI në rrethin e parë fitoi në dy komuna ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë.

VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë në 42 komuna. LSDM-ja më shumë këshilltarë mori në 20 komuna kurse BDI-ja në 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh. Më 31 tetor do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kemi incizime për keqpërdorimet në rrethin e parë, ua kemi dërguar institucioneve

Published

on

Kandidati për kryetar në komunën e Gostivari dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi se në rrethine parë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ai ka arritur fitore, mirëpo më pas ka ndodhur një “manipulim” dhe për 30 vota nuk ka kaluar na rrethin e parë për kryetar komune.

Sipas Taravarit, është e dyshimtë se ka pasur shumë fletë të pavlefshme votimi.

“NUk mund ta zbulojmë se ku ka ndodhur manipulimi, por përfundimisht ka shumë fletë të pavlefshme. Definitivisht dikush i ka rrethuar fletët e votmit. NUk e di si arritën ta bëjnë këtë, por shpresoj se do t’i fitojmë edhe më shumë në rrethin e dytë. Kemi mjaft fakte dhe argumente që do t’i publikojmë pas zgjedhjeve për keqpërdorime, rrahje.

Unë nuk shoh se institucionet po lëvizin që kjo të pengohet në rrethin e dytë. Do t’i shkelimnë rrethin e dytë, e nëse ka nevojë do të shkojmë edhe në rreth të tretë, të katërt. Stacioni policor në Gostvar është shndërruar në shtab të dytë të BDI-së. Të gjitha faktt dhe argumentet do t’i publikojmë pas 31 tetorit, sepse nëse i publikojmëmë herët qytetarët do të tmerrohen.

Këto incizime janë dërguar edhe deri te presidenti i shtetit, te ministry për punë të brendshme. Kam pritur që presidenti I shtetitt ta thotë së paku një gjysëm fjale”, tha Taravari, transmeton Zhurnal.

Ai ka shprehur shumë akuza edhe ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Continue Reading

Bota

Gratë afgane: Preferojmë të vdesim sesa të jetojmë si skllave

Published

on

Banorët lokalë thonë se protesta që u mbajt në Kabul më 21 tetor tregon rritjen e dëshpërimit të grave afgane, të drejtat e të cilave janë hequr që prej se talibanët, islamistët e linjës së ashpër, morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Fotografitë e bëra më 21 tetor nga disa agjenci të lajmeve shfaqin protestën në Kabul që përfundoi në dhunë teksa talibanët ndaluan gratë marshuese dhe sulmuan gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një gazetare në Kabul, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkaqe sigurie, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta e 21 tetorit është shenjë se gratë shumë shpejt po i humbasin mundësitë pasi talibanët ua hoqën liritë.

“Disa familje nuk kanë djem dhe babi i tyre ose është i dobët me shëndet ose kanë humbur bashkëshortët e tyre në sulmet vetëvrasëse me bomba”, shpjegon ajo. “Disa gra kanë mbi supe përgjegjësinë për familjet e tyre”.

Vajzat në shkolla të mesme kanë mbetur pa shkuar në shkollë për më shumë se një muaj dhe shumë gra janë ndaluar që të kthehen në punë që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit në mesin e muajit gusht.

“Edhe pse ato e dinë që protesta është një rrezik i madh, gratë nuk kanë zgjidhje tjetër”, thotë gazetarja nga Kabuli.

“Sepse ato nuk mund t’i shohin familjet e tyre teksa vuajnë, prandaj mundësia e vetme është që të ndërmarrin veprime edhe nëse kjo nënkupton që talibanët mund t’i eliminojnë ato. Sepse gratë veçse kanë humbur ato që i kanë pasur, siç është puna e qasja në arsim. Tani, ato nuk kanë asgjë tjetër dhe duan që t’i tregojnë botës se nuk do të qëndrojnë të heshtura”.

Marshi i grave u lejua të vazhdojë për rreth 90 minuta para se talibanët të nisnin të sulmonin gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një tjetër banor lokal i Kabulit, që ndoqi protestën përmes platformave online, thotë për Radion Evropa e Lirë se kur anëtarët e talibanëve sulmuan mediat ata përdorën gjuhë të ashpër, eksplicite teksa ndoqën dhe rrahën gazetarët.

Ai thotë se atmosfera në kryeqytetin afgan është një atmosferë e zymtë që prej se talibanët kanë filluar shtypjen në rrugë, madje duke mos kursyer as fëmijët. Më 22 tetor, sipas tij, talibanët sulmuan tre djem që po luanin lojën mjaft popullore në telefona mobil PlayerUnknown’s Battlegrounds, duke i goditur fëmijët me shuplaka dhe duke ua marrë telefonat. Sipas talibanëve, kjo lojë është “haram” apo e ndaluar sipas Islamit.

Një prej organizatoreve të protestës, Zahra Mohammadi, i tha agjencisë AFP se “mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat është ky: Mos u frikësoni nga talibanët, edhe nëse familja nuk iu lejon që të dilni nga shtëpia. Mos u frikësoni. Dilni, sakrifikoni, luftoni për të drejtat e juaja”.

“Kësaj radhe, gratë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë si sllave apo të burgosura”, thotë për Radion Evropa e Lirë një grua nga Kabuli, duke shtuar se “kur e shoh këtë protestë jam vërtetë e lumtur sepse e shoh që nëse familja ime ka nevojë për ndihmën time, dhe unë jam një grua e re që jam në gjendje t’iu ndihmojë, prandaj unë thjesht nuk do të ulem dhe të shoh babanë tim që është i vjetër teksa vdes apo nënën time të vuaj. Jam e sigurt se do të ngrihem, edhe nëse ata do të më vrasin”./REL/

Continue Reading

Aktuale