Connect with us

Sport

Besart Berisha rikthehet në Australi, nënshkruan me klubin e njohur

Published

on

Besart Berisha është rikthyer në futbollin australian. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar me ekipin Western United dhe do të debutojë në sezonin e ri kundër ish-ekipit të tij, Melbourne Victory Besart Berisha është bërë më ekip të ri. Sulmuesi kosovar është rikthyer përfundimisht në futbollin australian, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ish-futbollisti i Brisbane Roar e Melbourne Victory ka nënshkruar me ekipin Western United. 34 vjeçari kishte ofertë edhe nga klubi tjetër australian, Melbourne City dhe nga klubi Wellington Phoenix nga Zelanda e Re, por vendosi për Western United, ku u transferua si transfer i lirë.

Së fundmi, Berisha kishte luajtur në ekipin japonez, Sanfrecce Hiroshima.

Ish-përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 116 gola në 186 ndeshje në A-League me ekipet Roar e Victory. Ai e ka fituar dy herë çmimin “Këpuca e Artë” dhe katër herë titullin e kampionit në Australi, si dhe Kupën FFK në vitin 2015 me Victory. Berisha do ta nisë eksperiencën e re më 13 tetor kundër ekipit Phoenix.

Continue Reading

Sport

Lukaku rikthehet te Interi: Unë i mbaj premtimet e mia

Published

on

Romelu Lukaku ka kompletuar rikthimin e tij te Interi në formë huazimi nga Chelsea, më pak se një vit pas transferimit prej 113 milionë eurosh.

Njoftimi erdhi përmes një videoje të filmuar nga presidenti Steven Zhang në ballkonin e selisë së Interit, ku Lukaku u kishte bërë me dorë tifozëve vetëm disa orë më parë.

Reprezentuesi belg u shit një vit më parë për 113 milionë euro, shitja më e shtrenjtë në historinë e “Nerazzurrëve”, por ai shumë shpejt e kuptoi se kishte bërë një gabim.

Ai shkaktoi termet me një intervistë në “Sky Sport Italia” në dhjetor 2021, në të cilën ai u kërkoi falje mbështetësve të Interit për largimin dhe siguroi se do të kthehej patjetër në “Giuseppe Meazza”.

Është raportuar se ai kishte dashur një rikthim në afatin kalimtar të janarit, por duhej të priste deri në verë për të arritur dëshirën e tij.

‘U ktheva! Unë jam shumë i lumtur. Unë i mbaj premtimet e mia.”, ka thënë shkurtimisht Lukaku pas nënshkrimit të kontratës.

FacebookViberWhatsAppMessengerEmailTwitter

Continue Reading

Sport

Ilir Meta uron për medaljet e arta garuesit e Shqipërisë dhe Kosovës

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sportistët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës për medaljet e arta të fituara në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Kosovës medaljen e artë ia solli Distria Krasniqi, kurse për Shqipërinë, medaljen e artë e fitoi mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov.

Për këto suksese presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar mesazh urimi për të dy sportistët.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare. Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në ‘Facebook’.

Ndërkaq, Kosova përveç medaljes së artë, tashmë ka arritur edhe një sukses në xhudo, pasi Flaka Loxha ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.

Continue Reading

Sport

Barcelona ia konfirmon Lewandowskit ofertën e përmirësuar drejtuar Bayern Munichut

Published

on

Barcelona thuhet se ka bërë një ofertë të re të përmirësuar drejtuar Bayern Munichut për sulmuesin Robert Lewandowski.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Barcelona ka bërë një ofertë të përmirësuar për Lewandowskin.

Klubi katalunas ka bërë një ofertë prej 40 milionë euro të garantuara plus bonuse për Bayern Munich.

Lewandowski thuhet se do të presë Barcelonën dhe shpreson të arrihet një marrëveshje.

Barcelona është e vendosur të sjellë në Camp Nou një numër nëntë të kalibrit botëror këtë sezon dhe Lewandowski është objektivi i tyre i zgjedhur.

Golashënuesi polak është një nga sulmuesit më vdekjeprurës në futbollin evropian dhe është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin.

Ai ndihet i nënvlerësuar nga klubi bavarez dhe dëshiron një sfidë të re.

Shifrat e Lewandowskit janë absurde – është e vështirë të mos besohet se ai do të revolucionarizonte sulmin e Barcelonës nëse përfundon lëvizjen në Camp Nou.

33-vjeçari shënoi 50 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2021/22 dhe ka shënuar gjithsej 344 nga 375 ndeshje që ka luajtur për Bayernin.

Ai ka shënuar 76 gola në 132 ndeshje për Poloninë. Ai do të ishte njeriu ideal për të zëvendësuar kontributin vjetor të golave ​​të Lionel Messit.

Continue Reading

Aktuale