Connect with us

Foto

Anketa e re, si do votonin qytetarët nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare në RMV (FOTO)

Published

on

Në pyetjen ” nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare për cilëm parti do të votonit”, sipas qytetarëve të anketuar VMRO-DPMNE udhëheq para LSDM me 8%, përcjell in7.

Vlen të theskosehet se në sondazhin e realizuar nga Agjencia ‘Market Vision’, për nevojat e portalt MKD.mk tregoi një përqindje të madhe të qytetarëve që refuzuan t’i përgjigjen një ankete telefonike, të cilën ekspertët e interpretojnë si frikë.

Gjithsesi nga kjo anketë qytetarët që janë përgjigjur në këtë pyetje kanë qenë më të shumtë që do të votonin për VMRO-DPMNE-në se sa për LSDM-në. Kështu në përqindje ka qenë 27.72% e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE sesa LSDM.

Gjithashtu ka pasur edhe një përqindje të madhe të qytetarëve të anketuar të cilët janë përgjigjur me ‘Nuk e di’ (31.1%). Kurse ata që kanë thënë ‘Nuk do të votoj/Bojkotoj’ ka qenë 22.5% dhe ata që janë përgjigjur me ‘Nuk dua që të tregoj’ ka qenë 19.4%.

Sipas disa llogaritjeve, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ky sondazh VMRO-DPMNE-së do t’i jepte një dallim prej 10 deputetëve më shumë në krahasim me LSDM-në.

Nga partitë shqiptare në Maqedoni, BDI kryeson me 2.6%, Aleancën për Shqiptarët me 1.8%, Besa me 0.3% … Sondazhi tregoi se 0.3% e votuesve do të votonin për Partinë ‘E Majta’, 0.3% për Partinë Turke, 0.2% për PDSH, 0.2%, për VMRO-NP, 0,1% për GROM, për “Zërin e Maqedonisë” 0,1% …

Ky hulumtim tregoi edhe një trend në rritje të zhgënjimit në mesin e qytetarëve për Prokurorinë Publike Speciale, gjyqësorin, punës së qeverisë …

Sondazhi është realizuar nga 17 deri në 24 shtator duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike e ndihmuar nga kompjuteri, në një kampion prej 1200 të anketuarve (me gabime statistikore prej 6% ;+ -3% dhe interval i besimit prej 95%).

Mostra është përfaqësuese në nivelin e Maqedonisë sipas rajonit, gjinisë dhe moshës për sa i përket vlerësimeve të popullsisë nga Zyra e Statistikave Shtetërore për vitin 2017. Me kërkesën e klientit dhe për shkak të krahasueshmërisë së rezultateve, popullsia shqiptare në këtë mostër ishte e përfaqësuar prej 20.7%.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Foto

Nuk është vepër arti, por një rrugë e ‘arnuar’ në Kroaci (FOTO)

Published

on

By

Një ngjarje mjaft interesante vjen nga Kroacia. Rruga shtetërore D2 në pjesën nga Vukovar në Ilok është rregulluar aq shumë herë sa është e vështirë të gjesh një copë asfalti origjinal.Pra këto janë foto nga rruga shtetërore D2 në seksionin Vukovar – Ilok.

Edhe pse duket si një skenë nga një film rumun ose një fotomontazh, ky është me të vërtetë një realitet.Është e pamundur të numrosh vrimat dhe copëzat e shtruara më vonë dhe është vërtet e vështirë të vlerësosh se ku është asfalti i vërtetë i shtruar më herët dhe ku janë pjesët e reja të shtruara tashmë së fundmi.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale