Connect with us

Lajme

Zeqiri: Ribalanci ul përfaqësimin e shqiptarëve në institucione

Published

on

Profesori universitar Izet Zeqiri në një intervistë për “Arti i Financave” është deklaruar që me ribalancë të buxhetit për vitin 2019 është zvogëluar përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet e shtetit.

“Nëse analizojmë përfaqësimin e drejt dhe të barabartë të shqiptarëve do të shohim se ka ngecje në zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë prej se ka ardhur kjo qeveri. Nga 2007 kemi rritje të përfaqësimit deri në vitin 2016, kurse nga 2016 kemi zvogëlim. Nëse analizojmë 2007 me 2008 kemi rritje të përfaqësimit për 2%, 2008 në krahasim me 2009 kemi rritje 1.3%, 2009 në krahasim me 2010 kemi rritje prej 2.8%, 2011 në krahasim me 2012 kemi rritje 0.3%, kjo rritje e punësimit të shqiptarëve ka vazhduar deri më 2016. Nga viti 2016 kemi zvogëlim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në bazë të Marrëveshjes së Ohrit nga 19.2 në 19 %. Ka ende shumë institucione të cilat nuk japin informacione për përfaqësimin e drejt dhe adekuat. Me që Sekretariati nuk ekziston nuk ka kush e kontrollon përfaqësimin e bashkësive etnike.” – theksoi Zeqiri

https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/505628676957025/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale