Connect with us

Lajme

Skandal i ri publikohet për PSP/Prokurorët i kanë marrë edhe në shtëpi ‘bombat’

Published

on

Në PSP për vite me rradhë, me lejen e Katica Janeva, prokuroria ka funksionuar pothuajse pa respektuar protokollet e sigurisë, thonë burime të televizionit ‘Kanal 5’ nga ky institucion, përcjell in7.

Sipas Rregullores së Punës të PSP-së, çdo prokuror ose hetues që duhej të merrte prova të caktuara, të shkruara apo prova audio, nga e ashtuquajtura ‘bomba’, duhej të plotësonte dhe të paraqiste një formular, ku tregohej emri i personit që i merr këto prova, si dhe datën dhe kohën e këtij veprimi, por ka pasur edhe shumë raste ku në gjë e tillë nuk është respektuar.

Të punësuarit në PSP kanë mundur në çdo kohë dhe nga çdo komjuter të dëgjojnë ato prova.

E njëjta procedurë duhej të ndiqej edhe kur provat ktheheshin në depo apo arkivin e PSP-së.

Burimet e e cituara më lartë, thonë se ky rregull nuk është respektuar, domethënë që për shumë materiale nuk ka asnjë gjurmë të shkruar se kush dhe kur i ka marrë dhe analizuar për ndonjë temë të veçantë.

Për më tepër, protokolli i sigurisë parashikonte ndalim të rrjetëzimit të kompjuterave në PSP, kryesisht për të shmangur rrjedhjen e bombave, njëkohësht edhe për të parandaluar punonjësit e paautorizuar të inspektojnë punën e kolegëve të tyre. Por kjo masë e sigurisë nuk është respektuar aspak, që do të thotë se vetëm një numër i vogël kompjuterësh nuk ishin në rrjet, siç është ai në arkiv.

Këto burimet pohojnë se shumë prokurorë madje i kanë marrë këto materiale edhe në shtëpi, siç kanë aryetuar ata, që të punojnë në një atmosferë më të qetë.

Në fund, në kohën kur shpërtheu afera ‘Zhvatja’, Katica Janeva personalisht, ka kërkuar që të kryhet fshirje forenzike të kompjuterëve, gjë që tashmë është e njohur për publikun.

Por Janeva, sipas burimeve të Kanalit 5, nuk është ndalur me kaq. Ajo ka kërkuar, përmes antidatimit, të përgatisë formularët e pranimit me pretendimin e respektimit të protokollit të sigurisë, që të gjithë prokurorët dhe hetuesit e përfshirë duhet të nënshkruanin dhe të konfirmonin rrejshëm se në vitet 2015, 2016 kanë marrë dokumente dhe ‘bomba’ audio për përpunim, gjë që përbën krim të rëndë. Burimet e Kanal 5 pohojnë gjithashtu, se vetëm një numër jashtëzakonisht i vogël i punonjësve janë pajtuar, ndërsa shumica nuk kishte pranuar një gjë të tillë.

Nga ky televizion thonë se kanë kontaktuar me press qendrën dhe me një pjesë të ish prokurorëve në PSP, të cilët kanë thënë se personalisht Katica Janeva i ka ndarë ‘bombat’ sipas një programi të paracaktuar të prokurorëve dhe hetuesve, por kanë pohuar se mundësitë për abuzim kanë qenë pothuajse të pamundura. Ata pohuan se kompjuterët ishin në rrjet, por vetëm prova materiale ishin në dispozicion, e jo bombat, të cilat kanë qenë të mbajtura nën një regjim special.

Nga PSP-ja zyrtarisht kanë pohuar që protokollet e sigurisë kanë qenë të respektuara në maksimum, por deri më tani nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetuar të vërtetën, duke pasur parasysh që të dhënat nuk janë të disponueshme për mediat.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale