Spektakël dhe Yje
Rrëfimi shokues i aktores, e tradhëtoi të shoqin një natë përpara martesës!
Ka bërë plot rrëfime të forta në librin e saj aktorja hollivudiane, Demi Moore. Duket se tek `Inside Out“, ajo vërtet nuk është kursyer të tregojë sekretet e veta, një pjesë të të cilave, nuk njiheshin publikisht deri më sot.
Një prej tyre është dhe ai I fundit: Demi kujtoi martesën e parë me muzikantin Freddy Moore, dhe se si të qenit jobesimtare e detyroi të përballet me disa të vërteta të vështira për jetën e saj.
Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur lidhën kurorë në 1980. 5 vjet më vonë, u divorcuan. “Një natë para se të martoheshim, në vend që të bëja premtimet e mia, unë I telefonova një djali me të cilin isha takuar në një film. U largova nga festa ime e beqarisë dhe shkova në banesën e tij”, thotë Moore.
Aktorja rrëfen se në ato momente, nuk mund të përballonte faktin që ishte martuar për të shpërqendruar veten nga pikëllimi i vdekjes së babait.
Spektakël dhe Yje
Loredana kërkon 120 mijë euro që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve “Alba Festival”.
Në eventin madhështor janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur. Mes tyre është edhe rap-artistja, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Ajo nuk ndodhet në ‘line up’ të koncertit, teksa së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.
“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjeksit në Instagram.
Loredana nuk nguroi t’i përgjigjej shkurt, se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.
Kujtojmë që ditën e djeshme performuan: Kida, Ermal Fejzullahu, Elita 5, PINT, Mozzik dhe Getinjo, Ledri Vula dhe Lumi B, Elvana Gjata si dhe Dhurata Dora.
Ndërsa sot do të interpretojnë: Yll Limani, Tayna, Regard, Dardan, Ghetto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri.
Spektakël dhe Yje
Butrint Imeri dhe Kida publikojnë këngën e re

Këngëtari Butrint Imeri, e ka lansuar këngën e tij të re.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me këngëtaren Kida, dhe quhet AM/PM.
Projekti u publikua në Youtube të këngëtares.
Bashkëpunimi mes tyre erdhi pikërisht në ditën kur këngëtari Butrint Imeri e feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Spektakël dhe Yje
Ku ndodhet muzika sot? Alban Skënderaj: Artistët shqiptarë kanë në fokus clubet sepse aty ka para

Alban Skënderaj ka folur për muzikën në ditët e sotme, duke thënë se bëhet kryesisht vetëm për clube, duke harruar që një pjesë e madhe e shoqërisë pret t’i ofrohet diçka tjetër.
Këngëtari tha 90% e artistëve shqiptarë kanë në fokus clubet, pasi aty ka një pagesë të mirë, pa e kupuar se muzika që të gjithë po realizojnë iu përshtatet vendeve të tila.
Sipas tij muzika nuk mund të mbahet me 20-vjeçarë, pasi ka edhe një brez tjetër që kërkon gjëra të tjera.
“Problemi me clubin është që nuk është vetëm clubi mjet matës i dëfrimit, i qasjes ndaj muzikës. E kemi bërë ne. 90% e artistëve shqiptarë kanë si fokus clubin, sepse aty ka para, ka pagesa, ka jetë, ka qarkullim, është një biznes. Dhe pa kuptuar, nuk e vërejmë se të gjithë, qoftë edhe unë bashkë, që ndikohemi muzikalisht nga ajo atmosferë dhe bëjmë muzikë vetëm për clube. Ndërkohë që unë nuk mendoj se në shoqëri është vetëm clubi si formë dëfrimi.
Unë mendoj që është edhe një brez tjetër, që kërkon gjëra të tjera, por nuk i ofrohen. Është një pjesë shumë e madhe e shoqërisë që nuk merret fare në konsideratë. Nuk mund të mbahet muzika vetëm me 20-vjeçarë.
Për shembull, në club nuk ke mbi 30. Të tjerët çfarë bëjnë, ku shkojnë? Presin t’u ofrohet diçka. Kur unë bëra koncertin në Pallatin e Kongreseve, nuk e prisja kurrë që do kishte interes. Nuk e prisja kurrë që do ishin 3 netë, diku te 6500 bileta të shitura. Pse?Sepse kishte uri për diçka ndryshe,” –u shpreh Albani në një intervistë me Mira Kazhanin.
Këngëtari mbajti një koncert 3-ditor në mars të vitit 2018, të quajtur “Hapësira e një ëndrre”.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi