Connect with us

Lajme

Prokuroria përgjigjet: procesverbali ishte sekret zyrtar dhe përbën vepër penale

Published

on

Veprën penale – Zbulim të sekretit zyrtar nga neni 360, paragrafi 1 nga Kodi penal e bën ai që në opinionit ose personit të paautorizuar do t’i kumtojë, dorëzojë ose në njëfarë mënyre do t’ia bëjë të qasshme të dhënat të cilat paraqesin sekret zyrtar ose furnizon të dhëna të tilla me qëllim që t’i kumtojë ose dorëzojë në opinion ose personit të paftuar.

Këtë e kumtoi sot Prokuroria Themelore Publike në të cilën jep sqarime në pikëpamje të aktakuzës së parashtruar kundër një personi për vepër penale – Zbulim të sekretit zyrtar nga neni 360 paragrafi 1 nga Kodi penal me të cilin i akuzuari akuzohet se më 23 gusht, përmes internet portalit www.infomax.mk opinionit ia ka bërë të qasshme të dhënat që paraqesin sekret zyrtar.

Prokuroria tregon se sipas paragrafit 4 nga neni i njëjtë të Kodit penal si sekret zyrtar konsiderohen të dhënat ose dokumentet që me ligj, me nënshkrim tjetër ose me vendim të organit kompetent të sjella në bazë të ligjit janë shpallur si sekret zyrtar dhe zbulimi i të cilëve ka ose mund të ketë pasoja të dëmshme për shërbimin.

Sipas nenit 289 nga Ligji për procedurë penale, thekson Prokuroria, të gjitha veprimet e ndërmarra në procedurën parahetimore nga ana e prokurorit publik konsideron si sekret. “Në rastin konkret aktakuza është parashtruar sepse me publikimin e faqes së parë nga Procesverbali për pranimin e denoncimit penal të përgatitur nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në internet portalin www.infomax.mk,opinioni i kishte të qasshme të dhënat që paraqesin sekret zyrtar. Me Procesverbalin për pranimin e denoncimit penal ngritet procedurë parahetimore dhe ai procesverbal paraqet pjesë përbërëse nga lënda dhe nga shkrimet e prokurorisë të cilat janë zyrtare sipas natyrës së tyre. Prandaj me publikimin e procesverbalit është vepruar në kundërshtim me nenin 289 nga Ligji për procedurë penale”, qëndron në kumtesë.

Prokuroria publike thekson se si organ i vetëm dhe i pavarur shtetëror i cili i ndjek autorët e veprave penale, në pajtim me pozitën e saj kushtetuese dhe ligjore, është e obliguar t’i ndjekë të gjithë autorët e veprave penale për të cilat janë siguruar dëshmi në mënyrë ligjore, siç është bërë kjo në rastin konkret.

“Prokuroria publike duke u nisur nga përkushtimi ligjor dhe kushtetues, në tërësi e respekton kapitullin e transparencës për të gjitha lëndët të cilat janë në interes të opinionit dhe rregullisht njofton për veprimin vijues në ato lëndë. Por, me këtë rast Prokuroria në tërësi i respekton të drejtat e garantuara me kushtetutë dhe me ligj edhe për të dyshuarit edhe për të dëmtuarit, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë në procedurë penale. Me informimin për veprim të prokurorisë nuk lejohet të shkelen rregullat ligjet dhe të shkelen të drejtat e palëve në procedurë”, thuhet në kumtesë.

Si reagim i aktakuzës së parashtruar nga PSP-ja kundër Aleksandar Mitovskit nga Infomaks, sot në organizim të Asociacionit të gazetarëve të Maqedonisë së Veriut u mbajt protestë e qetë nën moton “Fjalës së gazetarit t’i përgjigjet me fjalë, e jo me ndjekje”.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale