Connect with us

Lajme

LAJM I FUNDIT/Bundestagu i vendos kushte Maqedonisë së Veriut për negociatat

Published

on

Alsat mëson se Bundestagu gjerman sot përveç pëlqimit për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të miratojë një sërë kushtesh për Qeverinë e Gjermanisë e cila do të angazhohet të ndjekë hap pas hapi negociatat dhe zhvillimin e reformave në Shkup.

Në letrën e pajtimit mes Bundestagut dhe Qeverisë gjermane, kjo e fundit do të angazhohet t’I kushtojë rëndësi të veçantë reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Konkretisht në marrëveshjen mes tyre shkruan që:

– Bundestagu e fton Qeverinë gjermane, pasi ta pranojë vendimit e Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor për negociata me Maqedoninë e Veriut të vërtetohet që korniza e negociatave do të sigurojë konsistencë të reformave dhe para së gjithash zbatim të reformave të kryera. Hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave të varet nga kritere të qarta.

– Të bëhet e qartë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me përpjekje të mëdha për plotësimin e kritereve në sundimin e së drejtës, të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale (të vendosur tashmë në një organizim tjetër institucional), lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultat për larje parash dhe krim financiar si dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

– Komisioni dhe shërbimet e BE-së vazhdimisht të informohen për zhvillimin e reformave veçanërisht në këto fusha.

– Të sigurohet që kapitujt 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24 për lirinë dhe sigurinë hapen menjëherë pas fillimit të negociatave dhe mbyllen në fund të negociatave. Planet për këto kapituj të kenë afate dhe qëllime të qarta. Mbyllja e tyre duhet të varet nga arritjet në këto fusha.

– Të sigurohet që në fokus të negociatave do të jenë: institucionet funksionale demokratike, reformat në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve dhe shoqëria civile.

– Nuk duhet me automatizëm të ekzistojë datë për anëtarësim përpara përfundimit të negociatave.

/ALSAT-M/

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale