Connect with us

Kosovë

Përplasen në distancë VV dhe LDK

Published

on

LDK e Vetëvendosje kanë filluar përplasjet në distancë, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Së fundmi, vëmendja është distancuar te këto dy parti, që në sondazhet e fundit garojnë për pozitën e parë në zgjedhje.

Sa pati jetëgjatësi qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, LDK e Vetëvendosje u bashkuan në opozitë derisa, tentuan që të çojnë në shtëpi PAN-in edhe duke paralajmëruar për një kohë të gjatë mocionin e mosbesimit.

Meqenëse ky skenar nuk ndodhi, të dy këto parti, pasi që Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit paralajmëruan se mund të bashkohen në një koalicion duke garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme me një listë të përbashkët.

Kështu nuk ndodhi, pasi që të dy subjektet qenë shumë të zëshme në kërkim të pozitës së kryeministrit, e për këtë nuk hoqën dorë.

Vetëvendosje duke parë që LDK nuk po lëshon pe për këtë temë, i bëri edhe një ofertë të minutave të fundit Isa Mustafës, duke ia ofruar numrin 1 në listë zgjedhore.

As kjo e as takimet e një pas njëshme nuk sollën asnjë rezultat. LDK e Vetëvendosje ia mësynë të vetme garës për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Megjithatë, të dy liderët e partive deklaruan se kanë lënë të hapur bashkëpunimin pas zgjedhjeve, e pozitën e kryeministrit e merr ai që del i pari me vota.

Pa filluar ende fushata, as LDK e as Vetëvendosje nuk bënë anti fushatë kundër njëra tjetrës. Kjo deri kur kandidatët për kryeministër nga LDK e VV, Vjosa Osmani e Albin Kurti e patën përplasjen e parë në distancë. Sebep për këtë u bë ish-prokurori i prokurorisë speciale, Elez Blakaj.

Pasi u thye akulli, dy partitë që po shihen si favorite për të dalë në vend të parë këto zgjedhje, gjuajtën te njëra tjetra edhe disa akuza tjera. Të gjitha këto në distancë.

Derisa nuk janë përballur ende në një debat politik, Vjosa Osmani e Albin Kurti, nuk e patën problem që të përmendin emrin e njëri-tjetrit.

Ishte i pari Albin Kurti, lideri e kandidati i VV-së, që tha se Osmani do të bëjë pjesë në qeverinë e tij, mirëpo, në pozitën e krye parlamentares, duke thënë se ajo është e denjë për këtë pozitë.

Për këtë Kurtit iu përgjigj në një tubim në Prishtinë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri, derisa foli për deklaratën e Kurtit, e krahasoi atë me komedianin Mr.Bean.

“Kurrë më ata me neve sun punojnë veç në TV kanë me na pa, edhe ata nëse ju jep naj pare Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, tha Haziri, derisa foli për Kurtin.

Deklaratës së Kurtit për Osmanin iu përgjigj në emisionin Pressing edhe kandidatja e LDK-së, për kryeministre.

Vjosa Osmani tha se është fyerje për të dhe qytetarët që Kurti të thotë se do ta vendos si krye parlamentare. Të njëjtën deklaratë Osmani e ka quajtur edhe seksiste.

“Nuk e kam dëgju kurrë z. Kurti duke thënë se filan burri do të vendosi këtu ose do ta bëjë diçka. Kurrë nuk ka thënë për Ramush Haradinajn. Sepse në raport me burra ai mendon se ulët dhe vendos, ndërsa mendon se mua si grua vetëm më vendos diku. Unë ia kam dëshmuar secilit burrë në politikë se të vetmit janë qytetarët që më vendosin”, ka thënë Osmani në Pressing.

Osmani nuk i la me kaq deklaratat e saj për Kurtin. Të njëjtin e krahasoi me ish-liderin e Venezuelës që e ka kthyer pushtetin e tij në diktaturë, Hugo Chavez.

“Ne ofrojmë drejtësi normale. Me i ngre zhag njerëzit me pizhama është hakmarrje, nuk është drejtësi”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmanit iu kundërpërgjigj për këto deklarata, kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7..

“Këto janë deklarata të panikut dhe të ulëta”, ka thënë Haxhiu, derisa ka folur për deklaratat e Vjosa Osmanit. Duke folur për deklaratën e Lutfi Hazirit, Haxhiu tha se kjo ishte një deklaratë e ulët.

“Ne nuk flasim apo etiketojmë si ta, pasi kjo nuk është gjuhë e jona. Mbrëmë gjuha e shefit të Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Hazirit, ka qenë e ulët. Ata po e shohin se në tubimet e Vetëvendosjes ka ngazëllim dhe po e shohin fitoren tonë si të pandalshme”, ka thënë ajo.

Derisa sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, dy partitë po përmenden si kandidate për pozitën e të parit në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu të paktën i kanë favorizuar disa sondazhe deri më tani./GazetaExpress

Continue Reading

Kosovë

Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar dy xhudistët për medaljet në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

“Ky është imazhi Kosovës në botë. Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!”, ka shkruar Osmani.

“Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil! “, shtoi ajo.

Ndryshe, Akili fitoi medaljen e bronztë, derisa Laura medaljen e artë.

Continue Reading

Kosovë

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK 19-vjeçari që u aksidentua dje në Graçanicë

Published

on

Sot, në Qendrën Klinike Universitare, ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili u përfshi dje në një aksident trafiku në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca thonë për Sinjalin se i riu ishte dërguar dje për trajtim në këtë qendër, por përkundër intervenimeve të mjekëve, ai sot ka vdekur.

19-vjeçari u përshi në një aksident me një veturë tjetër, ku po ashtu mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit./GazetaSinjali/

Continue Reading

Kosovë

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Published

on

By

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara.

Duke folur për KosovaPress, e para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.

“Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë. Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, thotë presidentja Osmani.

Presidentja thotë se tashmë ka marrë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që nuk ekziston synimi për kritere shtesë.

Megjithatë, ajo thotë se është e domosdoshme të punohet me shtetet anëtare që edhe ato të refuzojnë iniciativa për udhërrëfyes të ri.

“Është e domosdoshme të punojmë me shtetet anëtare veç e veç që edhe ato të refuzojnë një qaje të tillë dhe në të njëjtën kohë të mos lejojmë që Bashkimi Evropian të vendosë procedura për Kosovën të cilat asnjëherë më herët nuk janë vendosur për ndonjë shtet tjetër. Pra do të ishte e paprecedent në vet historinë e Bashkimit Evropian nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga ana jonë, pra është e pranueshme për ne dhe nuk do të ecim në një rrugë të tillë. Tashmë neve na është dhënë një përgjigje nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që në fakt nuk ka një synim të tillë mirëpo do të punojmë bashkërisht që të sigurohemi që diçka si kjo, ky propozim pra nuk shtyhet përpara”, thotë Osmani.

Javën që shkoi, presidentja e Kosovës mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ku ka theksuar kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si i vetmi vend që ende nuk gëzon lëvizjen e lirë pavarësisht plotësimit të kritereve.

Sipas Osmanit, për herë të parë në nivel të Këshillit të BE-së, Kosova ka marrë përkrahje jashtëzakonisht të madhe.

Osmani thotë se edhe shtetet hezituese kanë treguar përkrahje por shton se tani janë procedura të cilat pret që të përfundohen sa më shpejtë.

“Nuk besoj që do të ishte e përgjegjshme që ne të vendosim data. Natyrisht që optimizmi ekziston sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret, ne ju kemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare, dhe tashmë siç e përmenda edhe vet Samitin e Këshillit u diskutuar në favor të liberalizmit të vizave dhe nga vet shtetet skeptike, në qoftë se ato kanë pyetje shtesë në raport me çështje specifike në Republikën e Kosovës këto çështje i trajtojmë në mënyrë bilaterale por kjo assesi nuk do të arsyetonte krijimin e një procedure të re të paprecedent të një udhërrëfyesi të ri, siç është përmendur nga komisionari për zgjerim, prandaj nëse dikush ka ndonjë pyetje shtesë nga shtetet anëtare këto ditë ne do ta trajtojmë me urgjencë dhe nuk do të mbetët asnjë çështje tjetër prandaj edhe do të duhej kjo çështje të vendosej me urgjencë”, shton presidentja Osmani.

Në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin evropian, komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhely ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa të martën nga Komisioni Evropian është thënë se nuk planifikojnë diçka të tillë dhe se vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se Kosova i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Aktuale