Connect with us

Lajmet kryesore

Pendarovski është për lista të hapura zgjedhore

Published

on

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, është prononciar në lidhje me nismën e grupit të deputetëve në lidhje me reformat në sistemin zgjedhor në vend, transmeton in7.

“Qëndrimi im dhënë kohë më parë ka qenë për mbështetje të iniciativës për reforma në modelin zgjedhor në drejtim të tejkalimit të partiokracisë dhe llogaridhënies më të madhe nga partitë, veçmas gjatë financimit të fushatës zgjedhore, krijimit të hapësirës më të madhe për garë politike për ide të ndryshime politike dhe paraqitje më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Ajo reformë mund të përfshijë ndryshim të numrit të njësive zgjedhore dhe sjelljes së listave të hapura. Nëse ashtu merremi vesh, mund të nënkuptojë ndërrim të plotë të modelit proporcional me atë të përzier ose të shumicës”, tha Pendarovski.

Sipas tij vëmendja duhet të përqëndrohet në gjithë procesin e zgjedhjeve, pasi jemi dëshmitarë për fushata të qeta zgjedhore, ditë të qeta zgjedhore, por manipulime nën hije të zgjedhjeve pas ditës së votimit.

“Fillimi i tyre i vërtetë nuk është as edhe në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore. Ishim dëshmitarë se edhe gjatë ditës së qetë zgjedhore dhe fushatës së qetë, kemi pasur manipulim të zgjedhjeve ose të vullnetit të qytetarëve. Një nga arsyet pse raporti i KE-së për progresin e vendit ishim të etiketuar si shtet i kapur ka qenë mu sistemi i zhvilluar për manipulim masiv me zgjedhjet larg prej ditës zgjedhore”, ka thënë Pendarovski.

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Lajme

ASH: Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!

Published

on

Deputetja dhe koordinatorja e grupi parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti përmes press konferencës për media ka reaguar pas sulmit ndaj deputetëve të ASH-së Elmi Aziri dhe Halil Snopçe nga ana e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane i cili ka gjuajtur me gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast dhe ka shkëmbyer fjalë fyese, përcjell in7

Nga ASH theksojnë se sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor.

Reagimi i plotë

Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!
Krimi, korrupsioni, rrugaçëria dhe skenaret e tyre u manifestuan me vandalizëm dhe akte dhune ku me ose pa hiri, u godit edhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.

I gjithë ky skenar i turpshëm filloi me tentimin për t’ua zgjatur mandatin gjykatësve dhe prokurorëve partiak të pushtetit, përmes kontrabandimit të ligjit. Pasiqë ne kundërshtuam, kryesuesi Arbër Ademi ofendoi personalisht Deputetin Halil Snopçe i cili e ftoi publikisht të kërkojë falje, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më pas, Deputeti Snopçe kërkoi përsëri ndërhyrje procedurale e cila iu mohua dhe tentoi të votohet rendi i ditës. Në shenjë revolte, ne deputetët e Aleancës për Shqiptarët dolëm në foltore që të mbrojmë të drejtën tonë për diskutim dhe të parandalojmë kontrabandimin e ligjit. Pas kësaj pasoi turpi që e pa gjithë opinioni, dhuna dhe vandalizmi i koordinatorit të BDI-së.

Kjo nuk është hera e parë që bëjnë skenare të këtilla të dhunshme me qëllim fshehjen e krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Në Kuvend dhe skenën politike ka pasur shumë raste kur deputetët e BDI-së kanë mundur ta tregojnë veten, por i kemi parë të gjithë se si ikin nga komisionet ku duhet të mbrohen qytetarët, ose si përqafohen me kriminelët.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në skenare të këtilla dhe lojra të fëlliqura të BDI-së të cilët i kap panika sa herë që u rrezikohet pushteti, ose nuk u shkojnë planet deri në fund. Të gjithë duhet të dënojmë fuqimisht këto akte vandale dhe vandalistët përfundimisht të mbajnë përgjegjësi. Duam të njoftojmë gjithashtu se për sonte u ftuam edhe në kordinim, por ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të dhunshëm që nuk kanë të bëjnë as me demokracinë e as me politikën, thekson Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Published

on

By

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

78 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Për ironi të fatit, 421 vite më herët nga kjo ngjarje, një shqiptar i Çamërisë merrte drejtimin e shumicës së botës së njohur deri asokohe. Ai ishte Ibrahim Pashë Pargaliu, i lindur në një familje të krishterë shqiptare të Pargës, i cili që i vogël u mor si skllav nga ekspeditat ushtarake osmane dhe në një ditë si sot , më 27 qershor 1523, u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane.

Continue Reading

Aktuale