Connect with us

Lajme

Pas Bokit 13 edhe Janeva nesër do t’i shohë provat

Published

on

Pas vetëm 48 orësh, Boki 13 përsëri erdhi te Villma Ruskoska. Saktë në mesditë, policia e burgut të Shutkës e solli në Prokurorinë për krim të organizuar. I veshur me një pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë.

Boki 13 sot bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e prokurorisë në rastin ‘Zhatja’. Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë të parëndësishme për këtë lëndë.

“Nëse flasim për qasje selektive, mund të them një gjë që për mua si avokat është e paqartë. Nuk na u lejua qasje e mjaftueshme në dëshmi, nuk e di nëse në përgjithësi ka pasur dëshmi, u shpreha gabim, do të kisha thënë në procesverbalin për marrjen në pyetje të të dyshuarit Zoran Milevski me arsyetimin se këtë mund ta kërkojmë nga avokatët e tij”-tha Sasho Dukovski, avokat i Bokit.

Pas tre orë e gjysmë shqyrtim të provave kundër tij , Boki 13 u kthye në paraburgim. Atje është edhe Katica Janeva.

Drejtori i burgut hetimor, Esad Rahiç, shpjegon se kushtet në burg janë të njëjta për të dy të arrestuarit VIP.

“Ish-prokurorja nuk është vendosur në njësinë e Hagës. Ka më shumë blloqe. Njësia e Hagës le të themi se është më e izoluar. Z. Jovanovski është atje sepse erdhi i pari, kush vjen i pari shërbehet i pari. Zonja Katica erdhi më vonë dhe ne e vendosëm në një repart tjetër. Përndryshe kushtet janë të njëjta”-pohoi Esad Rahiç, Drejtor i burgut hetimor të Shuto Orizares.

Villma Ruskoska edhe zyrtarisht njoftoi se hetimi për rastin ‘Zhatja’ ka përfunduar. Përfundimi i procedurës hetimore tashmë ja zëvendësoi burgun me arrest shtëpiak Zoran Milevskit – Kiçeecit.

Ai kërkoi të dalë nga Shutka , Ruskoska u pajtua ndërsa gjykata dje i shqiptoi arrest shtëpiak. Kërkesë për të dalë nga paraburgimi paralajmëruan edhe avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës.

 

Të gjithë janë të dyshuar në rastin ‘Zhvatja’. Boki, së bashku me Kiçeec, zhvatën më shumë se një milion euro nga biznesmeni Orce Kamcev, duke premtuar se do të ndikojnë te Janeva dhe të ndalojnë hetimin e PSP-së kundër tij për kinse pastrim parash.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale