Lajme
Partitë politike së shpejti pritet të rikthejnë debatin për ndryshime eventuale në legjislaturën zgjedhore
Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila tha se ndryshimet do të burojnë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së.
Por Deskoska shtoi se asnjë ndryshim nuk do të zbatohet pa konsensus mes partive politike.
“Këtu janë çështja e hapjes së listave zgjedhore të kandidatëve dhe ndryshimi i modelit zgjedhor. Ministria e Drejtësisë do të jetë në rolin e ndërmjetësuesit i cili do ta koordinojë procesin mes partive politike por dua të theksoj se asnjë reformë në legjislaturën zgjedhore nuk ta mbështesim nëse nuk merr konsensus nga partitë kryesore politike”-tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Presidenti Stevo Pendarovski shtoi se reformat pa konsensus me opozitën do të ishin zgjedhje më e keqe se sa mbetja e modelit aktual. Ai kërkoi të aplikohet një model i ri i cili do të rrisë përfaqësimin e qytetarëve dhe llogaridhënien e partive politike.
“Qëndrimi im jo shumë i largët ka qenë në mbështetje të iniciativës për reforma në modelin zgjedhor në në drejtim të demorkatizimit, më shumë llogaridhënie nga partitë, veçanërisht gjatë financimit të fushatave zgjedhore dhe në përgjithësi në financimin e punës së partive politike, krijimin e një hapësire më të madhe për garë të ideve politike dhe më e rëndësishmja, përfaqësim më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Kjo reformë mund të përfshijë edhe ndryshim të numrit të njësive zgjedhore dhe përfshirjen e listave të hapura dhe nëse merremi vesh, edhe ndryshim të tërësishëm të modelit proporcional, të përzier ose të shumicës”-pohoi Stevo Pendarovski, President.
Në Kuvend tashmë janë dorëzuar dy iniciativa për kalimin nga gjashtë në një njësi zgjedhore.
Kritikët vlerësojnë se modeli aktual i zgjedhjeve, veçanërisht atyre parlamentare ku garohet me lista të mbylla të kandidatëve për deputetë, ka ndikuar në centralizimin e partive politike, ngushtimin e hapësirës për vendimmarrje brenda-partiake, zhvillimin e klientelizmit politik dhe përgjegjësi më të ulët për punën e bërë.
Ndërkohë njësitë zgjedhore pësojnë ndryshime varësisht rritjes ose uljes së numrit të votuesve mes tyre dhe disproporcioni mes tyre shpesh është i lartë.
Fjalimet ishin pjesë e projektit “Qytetarë të lirë dhe qytetarë për shoqëri të lirë” në konferencën e organizuar nga Qendra për liri “Civil”.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare