Connect with us

Lajmet kryesore

Gjermania: Për RMV pa kushte – për Shqipërinë rekomandim të kushtëzuar

Published

on

Bundestagu gjerman do të votojë nesër mbi një propozim për të aprovuar fillimin e negociatave me BE për Maqedoninë e Veriore dhe për Shqipërinë. Nuk ka kundërshtime për Shkupin, por Tirana do të përballet me kushte shtesë, shkruan Deutsche Welle, përcjell in7.

Se Maqedonia e Veriut do të marrë konfirmimin nga Bundestagu, kjo është e sigurt që nga zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin, shkruan Frankfurter Algemeine Zeitung (FAZ), duke parashikuar se Shkupi të enjten do të marrë “plotësisht dritë të gjelbërt”, kurse Tirana dritë “të gjelbërt të errët”.

Me fjalë të tjera, duke u nisur nga një dokument pune, të përgatitur nga partitë qeverisëse gjermane CDU dhe SPD, FAZ merr vesh se për Maqedoninë e Veriut do të aprovohet fillimi i negociatave pa kushte shtesë, ndërsa Shqipëria do të duhet të përmbushë një seri kërkesash.

“Seksioni për Maqedoninë e Veriut (nga këndvështrimi i përbashkët i SPD dhe CDU v.a) është dukshëm më i shkurtër dhe i qartë. Fraksionet përshëndesin “arritjet e rëndësishme” të vendit, të cilat vazhdojnë të ndryshojnë në një atmosferë politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Ka edhe lavdërime për përmirësimin e kulturës së kompromisit në Shkup. Projekt raporti për Shqipërinë është shumë më i detajuar dhe kritik, “shkruan FAZ, përcjell in7.

Ndërka për sa i përket Shqipërisë, Bundestagu do të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë vetëm me parakushte.

“Bisedimet me Tiranën do të jenë në gjendje të fillojnë vetëm pasi vendi të ketë përmbushur një duzinë parakushtesh konkrete dhe të përgjithshme. Para së gjithash, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj Supreme do të duhet të sigurohet. (…) Procedimet penale kundër të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që iu nënshtruan vetingut duhet të marrë epilog. Për më tepër, ligji zgjedhor do të duhet të reformohet dhe duhet të miratohet një ligj për transparencën e financimit të partive, “shkruan FAZ, përcjell in7.

Definitivisht kushti i fundit i Bundestagut do të jetë që në fillim të hapjes së negociatave, e ky është hapja e Kapitujve 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria)dhe do të mbetet i hapur deri në fund të negociatave. Kjo nuk është diçka e re, përfundon FAZ, sepse kjo ka qenë linja zyrtare e BE-së për disa vjet.

Por sidoqoftë, për sa i përket shpresave të të dy vendeve, fjala e Bundestagut nuk është e fundit. Pyetja është se si do të kapërcehet kundërshtimi i Francës dhe Hollandës?

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

ASH: Vandalizmi ishte për mbrojtjen e drejtësisë së partizuar

Published

on

Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi që të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që i bëri mbrëmë Kushtetutës dhe demokracisë, thonë nga ASH.

“Ai tha se pushteti po implementon agjendën reformuese, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm kontrabandoi në komision një ligj që ua vazhdon mandatin gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të pensionohen, e që gjithë opinioni e mban mend se si emëroheshin nga pazaret mes Blerim Bexhetit, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e më pas edhe me Zoran Zaevin dhe Boki 13.BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar, sepse vetëm në këtë formë mund të mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar. Përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në ato ruse, andaj duam ta rikujtomë se agjendë ruse është parcela për Daka Davidoviçin, ambasadorët antiperëndimor si dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rusë dhe serbë që vetë kryetari i tij i konfirmoi”, thonë nga ASH.

Në kumtesen e ASh mes tjeras thuhet se pas dhunës që Talat Xhaferi manifestoi ndaj punonjësve të Kuvendit, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm pikërisht në komisionin për çështje evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje as me Evropën, as me reformën dhe as me demokracinë. E sipas ASh-së ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, që urgjentisht duhet të nxirret jashtë institucioneve dhe jashtë pushtetit.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Published

on

By

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit” – tha mes tjerash Kurti.

Continue Reading

Aktuale