Connect with us

Lajme

Boki 13 pasi pa provat u përgjigj para Ruskoskës

Published

on

Për rreth katër orë, i dyshuari i parë na rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski ka shikuar provat që prokuroria i ka kundër tij.

Në mesditë nën shoqërimin e forcave policore dhe me pranga Boki 13 u soll në prokurori, pasi dy ditë më parë ai refuzoi të jap dëshmi, nën asyetimin se nuk ka pasur qasje tek provat që janë kundër tij.

Avokati i tij Sasho Dukovski deklaroi se hetimin e provave do ta vazhdojnë edhe ditëve të tjera, pasi sot e kanë bërë vetëm për një pjesë të provave që prokuroria i ka të gatshme . Më tej ai bëri të ditur se në prova bëjnë pjesë edhe video inçizimet e publikuara në opinion, nga gazeta italiane “La Verita”.

“Unë mendoj se kjo do duhej të bëhej shumë më herët, gjatë hetimit. Por, asnjëherë nuk është vonë dhe ja pra po bëjmë hetim dhe do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim. Edhe pse tashmë është sjellë vendimi për kryerjen e hetimit, është pozicion jo i zakonshëm, por përsëri është më mirë se sa të mos bëhej aspak hetim. Në pjesën më të madhe janë të përfshira edhe video materilet e publikuara në opinion, deklarata dëshmitarësh, mjete financiare, por do të përmbahesha nga komentimi i mëtutjeshëm”, ka thënë avokati mbrojtës i Boki 13, Sasho Dukovski.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që dëshmi të japë edhe e dyshuara e tretë ish kryeprokurorja Katica Janeva, e cila edhe një ditë më parë u soll në prokurori mirëpo njëjtë sikur Boki 13 refuzoi të përgjigjet, duke thënë së fillimisht duhet ti shoh provat që janë kundër saj. Avokati i dytë i Janevës Delo Kadiev, tha se do të kërkojnë që klientja e tyre të lirohet nga paraburgimi, përshkak se nuk ekziston më mundësia që ajo të ndikoj tek dëshmitarët.

Hetimi për rastin “Zhvatja” ka përfunduar para dy dite. Mirëpo sipas njoftimit të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të dyshuarit do të kenë afat prej 15 ditëve që t’i shohin provat dhe kanë të drejtë të propozojnë prova në dobi të tyre. Kurse i dyshuari i dytë, Zoran Milevski-Kiçeec kërkoi që të dalë nga burgu i Shutkës dhe për këtë dha pajtim edhe prokurorja Ruskovska, kurse gjykata një ditë më parë i caktoi paraburgim shtëpiak.

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale