Connect with us

Komente

Tërmeti dhe trazirat që na afrojnë

Published

on

Nga Ylli Doçi*

Monda qe jeton vetem ne katin e gjashte te pallatit e gjeti veten te hedhur pertoke dhe te perplasur sa nga nje ane ne tjetren kur ra termeti i 21 shtatorit. E trembur natyrshem dhe e corientuar perpiqet te vishet pershtatshem per te dale jashte, si cdo grua shqiptare, por nuk ka kohe dhe neper shkalle takohet me komshinjte dhe femijet qe qajne.

Monda eshte kusherira ime dhe ne mesnate, kur nje tjeter lekundje e nxjerr nga krevati dhe komshinjte po braktisin pallatin, ajo telefonon dhe vjen te kaloje naten me familjen time.

Termetet dhe trazirat jane nje rast per te afruar njerezit tek njeri- tjetri dhe gjithashtu per te reflektuar per jeten dhe vdekjen duke na afruar edhe tek Perendia.

Po te kishte ndodhur ky termet ne nje dite jave dhe jo te shtunen, suvaja qe ra para Fakultetit te Gjeologjise me siguri do kishte shkaktuar vdekjen e shume studenteve qe rrijne perballe dyerve ku rane tullat dhe suvaja, qe shkaterroi makinat e parkuara, dhe kjo ngjall shume ndjenja e mendime njekohesisht.

Njerezit natyrshem kane frike nga vdekja dhe nga pamja e pashmangshme e shkaterrimit te jetes qe termetet dhe tajfunet, apo cunamet dhe permbytjet, shkaktojne, por njerezit nuk jane pa pervoje dhe pa mencuri ne keto gjera.

Nje tendence e zakonshme ne raste te tilla frike te pergjithshme jane prodhimi dhe perpunimi i ideve te ndryshme per fundin e botes qe gjejne rastin te fryjne perseri neper valet transmetuese te komunikimit qe jane shumefishuar ne kohen tone, prandaj eshte me vend te kuptojme te verteten dhe te ruajme dinjitetin e nje qendrimi te pjekur dhe jo te tronditemi nga cdo fryme doktrine si femije.

E para gje qe duhet kujtuar kur mendohet fundi i botes, eshte qe realiteti i vdekjes njerezore eshte nje mesues i mencurise qysh nga zanafilla e njeriut dhe cdo kulture njerezore ka ndertuar strukturat e veta mbeshtetese dhe interpretuese te jetes qe vazhdon ne kete kontekst, ku pashmangesia dhe paparashikueshmeria e vdekjes sundon.

Dy menyra te ndryshme te ballafaqimit me vdekjen tregojne kontrastin e mundshem ne reagimet e njerezve edhe sot: Filipi, mbreti i Maqedonise, thuhet se kishte caktuar nje ushtar te vinte prane shtratit te tij sapo ai te zgjohej dhe te thoshte “Filip ti do te vdesesh nje dite, si do te jetosh sot?” dhe pa pritur pergjigje te largohej.

Imagjino kete perseritje te perditshme te ketij rituali dhe krahasoje me vendimin e mbretit Luigj te Frances qe kishte ndaluar te permendej edhe fjala vdekje ne pranine e tij.

Te gjithe duhet te zgjedhin se afer ciles prej ketyre dy ekstremeve do kultivojne mencurine e te jetuarit ne kete bote, ku vdekja eshte e pashmangshme. Kjo mencuri ndihmon kur diskutimi i fundit te botes ndizet here pas here nga fete apo bestytnite e ndryshme.

Ne te krishteret ne menyre te vecante jemi ndihmuar nga Jezusi kur e pyeten per fundin e botes sic regjistrohet ne Ungjijte : “… cila do te jete shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit te botes?” (Mateu 24:3).

Pergjigjia e Jezusit kishte qellimin te qartesonte se shume probleme si luftera, zi buke, murtaje dhe termete do ishin te pranishme, por “te gjitha keto gjera do jene vetem fillimi I dhembjeve te lindjes” prandaj “ruhuni te mos shqetesoheni, sepse te gjitha keto duhet te ndodhin, por ende mbarimi nuk do te kete ardhur” (Mateu 24:6,8).

Ne mbyllje te ketij shpjegimi Jezusi thote se qysh ne kohen e dishepujve te tij te pare, pra qysh ne shekullin e pare, keto shenja midis te tjerave do te shfaqeshin “Ne te vertete po ju them se ky brez nuk do te kaloje pa u realizuar te gjitha keto” (Mateu 24:34), dhe pasi te jene realizuar keto atehere Jezusi eshte gati per te ardhur “… kur t’i shihni keto gjera, ta dini se ai eshte afer, madje tek dera” (Mateu 24:33).

Pothuajse te gjithe historianet dhe studiuesit bien dakord qe shkaterrimi i Jeruzalemit me rrafshimin e tempullit ne perfundim te lufterave dhe vuajtjeve te shumta ne vitin 70 te shekullit te pare, beri te qarte per dishepujt e Jezusit se keto shenja ishin plotesuar dhe tani pritej vetem ardhja e Jezusit. Por, qe askush te mos mashtrohet per kohen specifike te ardhjes se Jezusit dhe te fundit te botes shprehimisht perseri Jezusi thote:

“Tani sa per ate dite dhe per ate ore, askush s’e di, as engjejt e qiejve, por vetem Ati im” (Mateu 24:36). Termetet dhe trazirat e tjera pra nuk jane automatikisht si zhurma e hapjes se deres per te hyre Jezusi dhe per te ardhur fundi i botes; ato jane ngjarje treguese te nevojes dhe urgjences se nje bote ne renkim qe ka nevoje per sherim dhe doktori vjen me vullnetin e tij ne kohen e percaktuar prej tij.

Bota eshte nje krijese dhe jo nje rastesi qe nuk kontrollohet dot nga askush. Krijuesi eshte me shume is nje ate i mire dhe jo nje armik i jetes. Fundi i botes eshte nje dite gjykimi dhe jo nje katastrofe natyrore.

Termetet dhe trazirat si edhe pothuajse te gjitha shenjat e tjera qe permend Jezusi se do te ndodhin para ardhjes se tij jane te tilla qe cdo brez njerezore qysh nga shekulli i pare ka perjetuar ne nje mase apo tjeter dhe cdo brez me te drejte ka pritur kthimin momental te Jezusit qe tha se do te vinte pa paralajmerim tjeter por si hajduti vjen naten “prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do te vije ne ate ore kur ju nuk mendoni (Mateu 24:44).

Ka nje arsye pse Ati akoma pret dhe gjykatesi qe eshte Jezusi nuk ka ardhur deri sot; eshte pikerisht sepse deshiron me shume njerez te ndryshojne mendje dhe te pranojne sakrificen e tij ne kryq per mekatin qe te mos marrin denimin qe meritojne sepse me ardhjen e tij mbaron cdo mundesi pendimi. Midis shenjave qe do permbushen para ardhjes se Jezusit shprehimisht ai thote se “… ky ungjill i mbretereise do te predikohet ne gjithe boten si nje deshmi per gjithe kombet, dhe atehere do te vije mbarimi” (Mateu 24:14). A ka ardhur ky ungjill tek cdo njeri? Ndoshta ti njeh ate person te fundit qe do preket nga ungjilli dhe pastaj vjen Jezusi qe eshte gezim per te gjithe ata qe besojne.

Termetet dhe trazirat jane nje rast per te afruar njerezit tek njeri tjetri dhe tek Perendia prandaj le te bejme me te miren ndersa kemi akoma kohe.

*President i Vëllazërisë Ungjillore

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale