Connect with us

Bota

Rrëfimi prekës dhe lutja e një babai që e humbi të birin

Published

on

Kjo letër është shkruar nga një baba që humbi një nga binjakët e tij krejt papritur dhe kuptoi që për disa gjëra, është vërtet shumë vonë.

Letra e tij

8 vjet më parë u bëra me dy djem binjakë dhe tre javë më parë e humba njërin prej tyre.

Isha në mbledhje pune dhe sapo telefoni ra, e hapa. Kishim rënë dakord me gruan që do ia hapnim gjithmonë njëri-tjetrit telefonin dhe ky ishte rregulli ynë i artë. E lashë mbledhjen në mes dhe ngrita telefonin. “Wiley ka vdekur”, më tha gruaja në anën tjetër. U largova menjëherë duke bërtitur që dikush të më çonte në shtëpi, sepse nuk isha në gjendje të ngisja makinën.

Sapo hyra një tufë me policë kishin rrethuar shtëpinë, edhe dhomën e djalit. Pashë vetëm çarçafin mbi të. Iu luta ta takoja dhe më lejuan vetëm pas dy orësh. Dy orët më të gjata të jetës sime.

Wiley kishte shumë ëndrra. Ai donte të ndërtonte një kompani teknologjike kur të rritej. Ia kisha lexuar në ditarin e tij. Atje shkruante se do më punësonte mua, të ëmën dhe vëllain. Pastaj shkruante edhe se do martohej. E kishte gjetur të dashurën që 5 vjeçe. Dhe të firmosja certifikatën e tij të vdekjes ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetë. Nuk e duroja dot të shkruar emrin e tij sipër fletës. Profesioni… Statusi civil… Po ç`profesion? Ai nuk punoi kurrë dhe kurrë s`u martua. Ishte vetëm 8 vjeç.

Jam duke kaluar një luftë të tmerrshme me veten. Natën para se të vdiste i bërtita, e bëra për të qarë. Kishim festë në shtëpi dhe ai po zihej me fëmijët e tjerë duke ndryshuar rregullat e lojës. E dënova për pak minuta dhe pastaj ia fala. Po qau shumë. Sikur ta dija se ç`do ndodhte. Kujtimi i fundit që kam është buzëqeshja e tij nga shtrati kur i mbylla derën e dhomës dhe më tha se gjithçka ishte në rregull.

Në mëngjes ika me nxitim dhe nuk shkova t`i kontrolloja djemtë nëpër dhoma. Gruaja kish menduar se flinte. Se ai e donte gjumin e mëngjesit. Sipas ekspertizës Wiley kish vdekur 8-10 orë para se gruaja ta gjente. Që do të thotë se ka ndodhur herët në mesnatë. E ka kaluar natën ashtu, i vdekur. Ndërkohë që unë nxitoja për në punë dhe gruaja merrej me punët e shtëpisë, djali ishte pa jetë në dhomën tjetër.

Wiley kishte një vit që ishte diagnostikuar me epilepsi, formën më të lehtë të kësaj sëmundjeje që zhdukej vetë në adoleshencë. Por ja që 1 në kushedi sa milionë ndodh të ketë një krizë të tillë që nuk ia del dot. Dhe ai ishte djali ynë të cilit unë nuk i kushtova kurrë shumë kohë. Se gjithmonë kisha punë, se isha CEO i kompanisë time, se po bëja para, se kisha blerë një vilë në mes të pyllit…

I shita të gjitha dhe po bëj një jetë modeste, por ndërkohë që po shkruaj këtë letër, më erdhi djali tjetër dhe nuk i thashë si gjithmonë: ik, se kam punë. E lashë përgjysmë statusin dhe e ula në prehër: “Dëshiron të luajmë”, i thashë.
Vdekja e djalit tim më mësoi mua diçka që dua ta ndaj edhe me ju: Kushtojini kohë të dashurve tuaj se mund të jetë shumë vonë.

Continue Reading

Bota

Romë: Demonstratë masive kundër neofashistëve

Published

on

Përpara një jave të pandehur ekstremistë të djathtë kanë sulmuar një qendër të sindikatave në Romë. Të shtunën (16.10) dhjetra mijëra italianë protestuan kundër neofashistëve dhe kërkuan ndalimin e partisë Forza Nuova.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në manifestimin antifashist në Romë. “Kurrë më fashizëm: për punë, bashkëvendosje dhe demokraci” ishte motoja e manifestimit, që u organizua nga aleanca e sindikatave të Italisë CGIL, CISL dhe UIL. Në manifestim, sipas mediave, morrën pjesë mbi 50.000 vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 200.000 pjesëmarrës.

Sipas të dhënave të sindikatave ishin vënë në dispozicion rreth 800 autobusë dhe dhjetë trena të posaçëm në mbarë Italinë, për t’i sjellë pjesëmarrësit në manifestimin e protestës në Romë. Me flamuj dhe pankarta mijëra përkrahës të sindikatave dhe grupe të ndryshme të majta marshuan në rrugët përreth drejt sheshit të manifestimit në “Piazza di San Giovanni in Laterano” jo larg Koloseut.

Sekretari i sindikatave Maurizio Landini tha në manifestim, se ka ardhur koha “të ndalet dhuna politike”. “Grupet neofashiste duhet të ndalohen dhe madje menjëherë”.

“Por fillimisht na duhet edukim antifashist në shkolla”, tha studentja Margherita Sardi për agjencinë e lajmeve AFP.

Para një jave anëtarët e partisë ekstremiste të djathtë Forza Nuoava (FN) pas protestave armiqësore kundër shtrirjes së masave ndaj koronavirusit në Itali ndër të tjera sulmuan selinë e sindikatës CGIL. Pas trazirave policia arrestoi dymbëdhjetë vetë ndër ta edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Forza Nuova, Roberto Fiore dhe kryetarin e degës së partisë për Romën Giuliano Castellino. Gjatë protestave në kryeqytetin italian pati edhe përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën 40 vetë, sikurse njoftuan mediat.

Në Itali që nga dita e premte (15.10) të gjithë të punësuarit duhet të paraqesin një “certifikatë të gjelbër” që vërteton vaksinimin ndaj koronavirusit, ose shërimin nga infesksioni me koronavirus ose duhet të paraqesin një test negativ nëse duan të vazhdojnë punën. Në rast të kundërt ata përballen me sanksione. Kush nuk paraqitet në punë, sepse nuk posedon dokumentin e kërkuar duhet të llogarisë me pushim nga puna. Testet ndaj koronavirusit janë falas për njerëzit, të cilët për arësye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Detyrimi për cerfitikatë vaksinimi prek në Itali rreth 23 milionë të punësuar.

Socialdemokratët (PD) kërkojnë ndalimin e partisë Forza Nuova. PD paraqiti në senat dy ditë përpara sulmeve kërkesën përmes së cilës i kërkohet qeverisë të ndërmarrë hapat për shpërbërjen e Forza Nuova dhe të partive të tjera fashiste. Sikurse njoftoi PD të shtunën (16.10), ndërkohë 100.000 vetë kanë nënshkruar një peticion përkatës. Të tjerë senatorë kanë paraqitur kërkesa të ngjashme. Pas trazirave të një jave më parë prokuroria ka nisur hetimet.

Manifestimi masiv i protestës së të shtunës përkoi me 78 vjetorin e sulmit të nazistëve ndaj getos së Romës. Mbi 1000 hebrej, ndër ta 200 fëmijë, më 16 tetor 1943 në të gdhirë u grumbulluan me forcë dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Auzhvic./DW

Continue Reading

Bota

Eurostat: Rreth 100 milionë qytetarë në BE përballen me rrezikun e varfërisë

Published

on

Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.

Sipas kësaj 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.

Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).

Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.

Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.

Continue Reading

Bota

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Published

on

By

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit.

Continue Reading

Aktuale