Connect with us

Lajme

Janeva zgjeron ekipin e mbrojtjes, angazhon edhe një avokat

Published

on

Ish prokurorja speciale Katica Janeva ka përforcuar ekipin mbrojtës të saj, duke angazhuar edhe një avokat
tjetër, mëson MKD.mk.

Përpos avokates Irena Frçkovska, Janeva në procedurën “Zhvatja” do të mbrohet edhe me avokatin Deljo Kadiev.

Janeva sot është thirrur në Prokurorinë Publike.

Janeva sot është thirrur në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion, për herë të parë si e dyshuar, dhe tani përpos se do të shoqërohet nga policia e Shutkës, do të shoqërohet gjithashtu edhe me dy avokatë.

Ajo një herë kishte dhënë dëshmi para Ruskoskës, por si dëshmitare, e atëherë lëndën e përfaqësonte avokati Stevan Pavleski. Por, përshkak se ai ishte avokat i një të akuzuari në një lëndë të PSP-së, hoqi dorë nga Janeva.

Ndryshe Kadiev është avokat edhe në aksidentin e Llaskarcës, ku mbronë pronarin e “Durmo Turs”.

Nga PTHP dje njoftuan se hetimi për “Zhvatja” ka përfunduar dhe ka filluar afati prej 15 ditëve për mbikqyrje në dëshmitë./Zhurnal.mk

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale