Bota
Haiti, deputeti qëllon me armë në fytyrë gazetarin
Dy persona, përfshi një gazetar, janë plagosur pasi janë qëlluar nga një senator haitian, i cili hapi zjarr përpara parlamentit teksa vendi përpiqet të konfirmojë emërimin e kryeministrit të ri
Sheri Dië Nalio, një fotograf i Associated Press, u plagos në fytyrë. Personi i dytë, Leon Leblank, një shofer dhe rojë sigurie, mori gjithashtu plagë të rënda në Port-o-Prins, kryeqytetin e vendit.
Të plagosurit duken jashtë rrezikut për jetën, edhe pse mjekët hoqën copëza plumbash nga fytyra e fotoreporterit.
Senati i Haitit po përpiqet të mblidhet për herë të dy në dy ditë për të konfirmuar emërimin e kryeministrit të ri, Fritz-William Michel.
Haiti ka javë që përfshihet nga demonstrata të ndryshme kundër Moisesë dhe qeverisë së tij.
Bota
Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.
“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.
Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.
Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.
Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.
Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.
Bota
Ushtria ruse e humbi kontrollin, e fundos anijen e vetë

Marina ruse duket se ka hedhur në erë aksidentalisht një nga anijet e saj në Detin e Zi, duke shënuar një prej gabimeve më të rënda të forcave ushtarake të Vladimir Putin.
Një mjet lundrues raportohet të ketë shpërthyer kur goditi një minë detare ruse pranë Mariupolit. Ekuipazhi thuhet se i ka mbijetuar incidentit, por reputacioni i komandantëve të marinës ruse nuk është aq i padëmtuar.
Bota
Ishullit të gjarpinjëve nuk i vjen më “era Rusi”

Siç e dinë shumë tashmë, më 30 qershor, ushtria ruse u u largua nga Snake Island pas një operacioni të suksesshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës- duke e quajtur atë jo një arratisje, por një “gjest të bullnetit të mirë”. Megjithatë, siç doli, më 1 korrik, një palë avionë rusë u përpoqën të shkatërronin atë që kishte mbetur në ishull. Ata nuk patën sukses, por ushtarakët ukrainas i ndihmuan për ta bërë këtë.
Dronët e goditjes Forcave te Armatosura të Ukrainës dhe vetë mbrojtësit u treguan më të saktë se pajisjet e armikut. Prandaj, ata shkatërruan me vend mbetjet e pajisjeve të ushtrisë ruse të cilat nuk patën kohë t’i tërhiqnin Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valerii Zaluzhnyi tha për një rrjet social:
“Me sulmet ajrore të djeshme rusët u përpoqën të shkatërronin pajisjet, armatimin dhe pronën e tyre në ishullin e gjarpërinjve. Megjithatë, ata tradicionalisht dështuan në detyrën e tyre. Ne i “ndihmuam” pushtuesit që përfundimisht të evakuonin mbetjet e garnizonit të tyre nga ishulli ynë. Jo më “erë ruse” kundermon atje tha komandanti Zaluzhnyi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, humbjet e Rusisë në ishullin e gjarpërinjve vlerësohen në 915 milionë dollarë.
Burimi: Kryekomandant i FA të Ukrainës / CinC AF të Ukrainës
Për ata që duan të dinë më shumë:
Ushtria ukrainase dëbon rusët nga ishulli i gjarpërinjve – pas sulmeve me raketa dhe artilerie, okupatorët evakuohen
Aviacioni ukrainas në 30 qershor me sulme Su-24 dhe Su-25 në pozicionet e armikut
Kryqëzori “Moska”, shumë sisteme raketore dhe anije – Humbjet ruse pranë ishullit të gjarpërinjve iu afruan 1.000.000.000 dollarëve
AFU ukrainase tregoi pamje spektakolare të aviacionit ukrainas në qiell
Hoëitzeri ukrainas Bogdan me Bayraktar TB2 shkatërron pajisjet ruse në ishullin e gjarpërinjve (video) roporton nje Medium online percjelle Botapress.info
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi