Connect with us

Lajme

Ende pa epilog problemi me paralelet në gjuhën shqipe në Idrizovë të Shkupit

Published

on

Po ndihen të injoruar dhe po lypin ndihmë prej të huajve. Shkuan në ambasadën Amerikane në Shkup, për t’i ça hallet se fëmijët u kanë mbetur në shtëpi, dhe nuk po mund të shkojnë në shkollë.

“Sot kemi ardhur me i dorëzuar disa ankesa që i kemi ndaj drejtorit dhe atyre që nuk po lejojnë paralelet me u hapën. Kemi dorëzuar një ankesë deri tek ambasada e shteteve të bashkuara të Amerikës deri tek Bashkimi Evropian deri tek UNICEF deri tek OSEBE dhe avokati i popullit”, tha një prind.

Banorët dhe prindërit e fëmijëve të cilët 23 ditë po kërkojnë zgjidhje që tu hapet paralele shqipe në shkollën e fshatit Idrizovë të komunë së Gazi Babës, ua sqaruan të huajve përpjekjet e tyre për ta zgjidhur këtë problem të vjetër.

Në ankesën që dorëzuar tek të huajt shkruan, kërkojmë mjete teknike për të vazhduar mësimin në gjuhën shqipe nga klasa e 6 deri të 9.

Kërkojnë që ta mbajnë premtimin e dhënë para 2 javëve kryetari komunës dhe drejtori që të hapet paralele shqipe.

“Në të kundërtën nëse nuk kemi përgjigje pozitive nga Ju si drejtor i kësaj shkolle, ne do të jemi të obliguar të ndërmarrim masa edhe më radikale që ta realizojmë qëllimin tonë siç është bojkot i plotë i mësimit nga fëmijët tanë prej klasës së parë deri në klasën e pestë që mësojnë në gjuhën shqipe dhe bllokim i hyrjes së shkollës me vetura dhe traktora”, thuhet në kërkesën e prindërve. Para dy javëve prindërit e fëmijëve shqiptarë protestuan dhe bojkotuan mësimin meqenëse kërkojnë gjuhë shqipe për fëmijët e tyre. Ndërsa pas protestës së prindërve shqiptarë, kanë protestuar edhe prindërit maqedonas ku kërkojnë që mos të hapet paralele shqipe në shkollën Njegosh./TV21

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale