Connect with us

Spektakël dhe Yje

Enca nuk ndalet së provokuari, tërheq vëmendjen me fotot e fundit (FOTO)

Published

on

Enca Haxhia është padyshim një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, ku numëron jo me pak se 2 milionë ndjekës.

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar.

Së fundmi Enca ka publikuar disa foto të reja mjaft provokuese, ku edhe shfaqet me të brendshme të kuqe, ndërsa numëron komente të shumta si gjithmonë.

 

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, rrezikon të humbasë krahun

Published

on

Opinionisti Arjan Konomi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Jordani. Ai ka dëmtuar krahun dhe si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë opinionisti me anë të një postimi në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, është shprehur Konomi.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.

Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.

Në njoftim thuhet:

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,
Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I Dyshuari

Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
Dëshmitarë okularë rrëfyen për Prive.al se ndalimi është bërë në lagjen Kalabria të kryeqytetit.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme të tilla me organet e rendit.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Ledri: Sa herë jam bërë djalë i keq kurrgjo e mirë s’më ka dalë

Published

on

Ledri është i ftuari i radhës në “A live night” në Top Channel, me Ledion Liçon.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi duke qenë një ‘djalë i keq’, pasi është rrethuar nga një mjedis i tillë, por kjo situatë e ka bërë që të qëndrojë brenda kornizave.

Ai shprehet se është një natyrë e qetë dhe i njëjtë si në jetën reale, atë artistike apo televizive.

“Edhe si fëmijë kam problem gjithmonë me gjeneratat më të mëdhaja apo më të vogla, ne i themi na kan hangër në sy. Kam pas qenë tu u rrit me pas fërka, ato probleme s’kam dasht me i pas edhe më vonë, nuk kam dashur të marrë atë kah muzika ime, sa herë jam bo ‘bad boy’ ose kur jam mundu kurrgjo e mirë s’më ka dalë, kur kam dasht me diçka me inat mu kthy, plus edhe prej natyrës e kam bo veten, nuk kam hyrë me një rol, ashtu jam edhe në këngë, edhe në tekste, në intervistë, kur flej”, tha Ledri.

Kujtojmë se Ledir është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, i cili ka numëruar hite të veçanta në treg.

Continue Reading

Aktuale