Connect with us

Shqipëri

Arena kombëtare gati, testohet ndriçimi (VIDEO)

Published

on

Stadiumi i ri kombëtar është pothuajse gati. Të gjithë po presin me padurim për të shijuar nga afër impiantin modern të kryeqytetit, ndërsa mendohet se ai do të jetë gati për duelin e 17 nëntorit Shqipëri-Francë.

Mbrëmë në orët e vonshme janë kryer disa prova në lidhje me ndriçimin dhe për më shumë ndiqni pamjet në videon e mëposhtme:

Në video flet edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku i cili u shpreh: “Jemi në fazën finale të punimeve”.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/506369916825765/

Continue Reading

Lajme

Reshjet në Shqipëri, situatë e rëndë në disa zona

Published

on

By

Reshjet në Shqipëri, situatë e rëndë në disa zona

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dy ditësh, ndërkohë që situata në disa zona është problematike. Një situatë e rënduara paraqitet në Shkodër që prej ditës së djeshme, ku reshjet e shumta të shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë përmbytur 2405 hektarë tokë dhe 590 banesa. Teksa shumë zona janë nën ujë, qytetarët kanë lëvizur me varka për të shpëtuar jetën duke u evakuuar në një vend të sigurt. Në Shkodër u konfirmuan edhe dy viktimat e para nga moti i keq, ku babë e bir i mori dje rryma e ujit dhe u gjendën të pajetë sot. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar disa përmbytje në disa zona në Fushë-Krujës. Probleme ka me energjinë elektrike në disa zona ku ka pasur ndërprerje të shpeshta. Situata në Vlorë gjatë mëngjesit të kësaj të hëne ka qenë relativisht e qetë./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

I quajtën emigrantët shqiptarë kriminelë, Shkencëtarja shqiptare në Universitetin e Harvard’it ua mbyll gojën të gjithëve!

Published

on

By

I quajtën emigrantët shqiptarë kriminelë, Shkencëtarja shqiptare në Universitetin e Harvard’it ua mbyll gojën të gjithëve!

Profesoresha shqiptare në Universitetin e Harvardit për shkencë, Detina Zalli ka reaguar pas lajmeve të bujshme në Britani për emigrantët shqiptarë.

Ajo shprehet se është ndjerë keq me etiketimet që iu janë vënë shqiptarëve duke i cilësuar si kriminelë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit, jam ndjerë i trishtuar nga mënyra se si media në Mbretërinë e Bashkuar u është referuar shqiptarëve me kaq negativitet, duke i etiketuar ata “kriminelë. “Kjo më solli kujtimet kur isha 13 vjeç dhe fëmijët e tjerë në shkollën time në mënyrë rutinore më referuan si “një kriminel” për arratisje në Mbretërinë e Bashkuar për t’i shpëtuar luftës civile.

Kjo vazhdoi për tre vjet rresht. Çdo ditë. Isha e shkatërruar, më mungonte vetëvlerësimi dhe jeta ime nuk kishte kuptim. Kanë kaluar njëzet vjet, dhe gjatë kësaj kohe kam pasur bekimin të punoj në disa nga universitetet më prestigjioze në botë, përfshirë Universitetin e Harvardit, Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin e Kembrixhit.

Unë kam qenë shkencëtarja më e re post-doktoral në Harvard, kam drejtuar kurse për studentë universitarë dhe pasuniversitarë, kam fituar shumë bursa dhe kam bashkëpunuar me laureatët e çmimit Nobel. Por më e rëndësishmja, unë kam ndikuar në jetën e më shumë se 10,000 studentëve nga prejardhje të ulët socio-ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Indi, Kinë dhe Evropën Lindore. Kam ndihmuar refugjatët, emigrantët dhe pacientët me kancer (dhe do të vazhdoj ta bëj këtë).

Po. Dhe unë jam shqiptar. Si fëmijë, nuk mund të mbrohesha. Ndjej se është e rëndësishme të ngre zërin për të shpëtuar fëmijët e tjerë shqiptarë që shkojnë në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar dhe që mund të përjetojnë bullizëm Shpresoj që media në Mbretërinë e Bashkuar të reflektojë për këtë. Siç them shpesh: “Pavarësisht se nga je. Të gjithë flasim të njëjtën gjuhë. Gjuha e ADN-së!”

‘Emri im është Detina. Unë jam shqiptar ashtu siç ishte nënë Tereza. Kam punuar në disa nga universitetet më prestigjioze në botë. Por për mua promovimi më i madh është të qenit “NJERI”. Barack Obama dikur tha: “Bëhu ndryshimi që kërkojmë”. Le të jemi ky Ndryshim duke përqafuar Gjithëpërfshirjen dhe Diversitetin të cilat na japin Bukuri dhe Forcë! Dhe gjithmonë kujto: “Pavarësisht se nga jeni, ne flasim të njëjtën gjuhë. Gjuha e ADN-së! “, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

Continue Reading

Lajme

Gjithçka që u nënshkrua në mbledhjen e sotme ndërqeveritare Maqedonia e Veriut-Shqipëri

Published

on

By

Gjithçka që u nënshkrua në mbledhjen e sotme ndërqeveritare Maqedonia e Veriut-Shqipëri

21 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar sot në Shkup mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përkatësisht janë 12 memorandume, 5 marrëveshje, 3 protokolle dhe 1 program.

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike.

Marrëveshjet

• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë.
• Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
• Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.

Memorandumet
• Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.
• Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.
• Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
• Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
• Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
• Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
• Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
• Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
• Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
• Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
• Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.
• Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.
• Marrëveshjet
• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë.
• Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
• Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

• Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.

Protokollet
• Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.

• Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomikë të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

• Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së financave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganën e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë-Thanë – Republika e Shqipërisë).

Programi
• Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.

Continue Reading

Aktuale