Connect with us

Argëtim

10 fakte interesante rreth McDonald’s

Published

on

Sot është një ndër rrjetet e restoranteve më të famshme, me pika të ndryshme nëpër botë.

McDonald’s, megjithëse sot i njohur më shumë për hamburgerë, dikur shiste një tjetër ushqim të shpejtë. Albinfo.ch ju sjell në shqip dhjetë fakte rreth McDonald’s, të përzgjedhura nga “Serious facts”.

Themeluesi i McDonald’s është Ray Kroc.

Në fillim, në McDonald’s shiteshin hotdogs, jo hamburgerë.

Në lokalet e McDonald’s çdo ditë ushqehen rreth 68 milionë njerëz.

McDonald’s fiton rreth 75 milionë dollarë në ditë.

McDonald’s ka më shumë se 36 mijë restorante në gjithë botën.

Tregu më i madh i McDonald’s jashtë Amerikës është në Japoni, me mbi 3000 lokale.

McDonald’s punëson çdo vit rreth një million njerëz në Amerikë.

Çdo vit, McDonald’s shpenzon pothuajse një miliard dollarë për marketing.

Restoranti më i vogël në i McDonald’s ndodhet në Tokio të Japonisë, me 492 metra katrorë.

Nga të gjithë pikat e McDonald’s shiten mbi 75 hamburgerë çdo sekondë.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale