Connect with us

Lajme

Prokurorët e PSP-së kanë shfrytëzuar makinat zyrtare për nevoja private

Published

on

Prokurorja e shkarkuar e PSP-së, Katica Janeva, pak para hetimit për rastin ‘Zhvatja’, kishte vendosur që të mos e zgjasë kontratën për automjetet zyrtare të marra me qira, për shkak se disa nga prokurorët e kësaj prokurorie i kishin përdorur makinat edhe për nevoja private, mëson A1on nga burime të prokurorisë, përcjell in7.

Sipas burimeve të cituara, Janeva u kishte thënë prokurorëve se automjetet e mbetura në parkingun e PSP-së do të mund të përdoren vetëm për qëllime zyrtare edhe atë me kërkesë të lëshuar një ditë përpara.

Kjo dëshmohet edhe nga fakti se më 21 qershor të këtij viti, Janeva kishte përmbyllur një aneks të Marrëveshjes ku PSP kishte marrë automjete me qira në vitin 2016. Për këtë Janeva kishte vendosur tre muaj përpara se t’i merret mandati, kurse automjetet e marra me qira duhej që të ktheheshin më së voni deri më 15 shtator.

Kjo marrëveshje ishte me kompaninë ‘Euroimpex’ ishte e vlefshme për periudhën e mbetur prej vetëm 87 ditë. Dy automjetet që mbetën në parkin deri në skadimin e kësaj Marrëveshjeje ishin të markës ‘Peugeot 508’.

Burime nga PSP konfirmuan se automjetet ishin kthyer dhe se Janeva kishte vendosur të mos e tolerojë sjelljen e disave prej prokurorëve të cilët prej kohësh kishin përdororur makinat për nevoja private. Megjithatë, disa prokurorë argumentojnë për A1on se vetë Janeva ka qenë ajo që ka përdorur shumicën e automjeteve për nevoja private.

PSP për nevojat e saja në fillim të vitit 2018 kishte marrë me qira edhe tre makina ‘Citroen’ për përdorim në një preiudhë prej dy vjet e gjysëm.

Pas marrjes në dorëzim të lëndëve të PSP nga ana e PTHP, ish prokurorët e speciales nëpër seanca shkonin pa makinat zyrtare të PSP.

Përveç kësaj, ish shefja e PSP, në disa raste nuk u ka paguar konfidencialitetin e lartë për sekretet e profesionit që prokurorët i kishin marrë së bashku me pagën mujore dhe me shtasat e ndryshme të pagave të tyre.

Arsyet për këtë nuk dihen, por Janeva kishte diskrecionin që të vendosë se cilit prokurorët dhe sa shumë mujore do t’i ndahej. Shumat e kompensimit kanë qenë të ndryshme, por pothuajse rregullisht ato i kanë tejkaluar pagën bazë dhe shtesat e prokurorëve.

Burimi A1ON

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale