Connect with us

Editorial

Po të bjerë një tërmet edhe në Tetovë?

Published

on

Shkruan Agron Shaqiri

Nga ajo që lexova, dy janë faktorët kryesorë që transformojë një tërmet në një fatkeqësi shkatërruese.

Këto janë vulnerabiliteti i ndërtesës dhe kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë.

Qëllimi i vlerësimit të vulnerabilitetit është që të sigurojë mundësinë e një niveli të caktuar të dëmtimit të një lloji të caktuar ndërtese për shkak të një skenari tërmeti.

Kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë amplifikojnë efektet e lëkundjes së tokës dhe në disa raste mund të kontribuojnë në lëngëzimin apo rrëshqitjen e saj.

Siç u vu re ditë më parë, nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri, dëme te konsiderueshme pësuan objektet me lartësi mbi 4-5 kate, me konsola të rëndë (ballkone), dhe me largësi të vogël, ose objekte me mure të përbashkët, e pothuajse te gjitha ishin ndërtime informale.

Kështu, në Tetovë, ku ka një numër të madh ndërtesash informale, të ndërtuara pa kushte teknike, ku nuk i jepet rëndësi dhënies së legalizimit për arsye elektorale në mënyrë masive, çfarë mund të ndodhë nëse bie ndonjë tërmet i këtyre përmasave sa ishte në Shqipëri?!.

Deri atëherë, zoti na ruajt!

Continue Reading

Editorial

Antipropaganda e antipopullorit të Shaqir Fetahut

Published

on

By

Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI

Figura më antipopullore për momentin në vend pa dyshim që është Shaqir Fetai! Prej një personaliteti të diskutueshëm, prej një “profesori të respektueshëm”, prej një “myftiu” që ka vepruar si urith, ka arritur në një stad ku secili që përshëndetet me të ndjehet i turpëruar. Sot, ndër turpet e mëdha llogaritet edhe ajo nëse të sheh dikush me këtë person, i cili, për interesa të veta të ulta është në gjendje që t’i turpërojë të gjithë, çdo një mysliman të vendit dhe më gjërë.

I mbetur pa kurrfarë personaliteti, i mbetur pa kurrfarë autoriteti, Shaqir Fetai mundohet që çdo person që i pihet çaji apo kafja me të, çdo mevlud, çdo varrim e çdo ngushëllim ta keqpërdorë duke e kthyer në aktivitet të tij personal. I përdor rastet, i përdorë njerëzit, i përdorë situatat për pak reklamë, duke menduar se, sado pak do t’i rritet marzhi i “popullaritetit”. Në fakt, këto nuk po përceptohen asgjë tjetër përveçse manipulim të Shaqir Fetait për marketin!

Qindra fotografi se si hypin haxhilerët në autobus, qindra fotografi se si falen haxhilerët, qindra fotografi se si ecin, si bëjnë tavaf, si e gjuajnë shejtanin, qindra fotografi se si pushojnë nën tendat e Arafatit dhe, tërë kjo paraqitet sikur BFI-ja dhe Shaqir Fetai t’i kishte dërguar këta haxhinj në haxhillëk me pagesë nga vetë BFI-ja; sikur vetë Shaqir Fetai t’ua kishte paguar haxhin! Po, një donator që paguan dhe dërgon myslimanë në haxh, këtij po që i ka hije të dëshmojë për çdo situat, sepse, fundja, është aktivitet i tij për një të mirë, për një qëllim të shenjtë.

Bashkësia Fetare Islame nuk ka detyrë që të jetë në shërbim të myslimanëve, por e ka obligim të patjetërsueshëm! Siç e ka faljen e namazit në xhemat, ibadet ky që absolutisht nuk guxon të keqpërdoret dhe të përvetësohet nga imami! Haxhilerët kanë paguar nga 5700 euro kurse Shaqir Fetai mundohet të paraqitet si të jetë “donatori” i këtij haxhi!

Edhe kurbanët e sivjemë Shaqir Fetai mundohet t’i paraqesë si kurbanë të sponsoruar prej tij! A nuk është turp që të zhvillojë propagandë se sa mish shpërndau BFI-ja? Prej nga ky mish i BFI-së kur këtij Institucioni iu paskan dhuruar edhe sivjet mbi 6000 kurbanë? Kurbanin që e kanë paguar muslimanët, Shaqir Fetai e shpërndanë si kurban të vetin! Kur një person ngelë pa fytyrë, pa reklamë dhe pa personalitet, natyrisht që do të bëjë edhe veprime të tilla të shëmtuara!

Shaqir Fetai thotë se sivjet qenka kryer “plotësisht therrja e kurbanëve”, për dallim nga viti i kaluar kur na paskan mbetur rreth 100 kurbanë të patherrur. Therrjen e plotë Shaqir Fetait ia paskan kumtuar anëtarët e Komisionit Qendror, të cilin e ka zgjedhur vetë dhe pa kurrfarë vendimi e propozimi nga Rijaseti.

Mishin e tëpërt e paska shpërndarë për ç’gjë publikon edhe qindra fotografi! Fotografi që dëshmojnë punën shkel e shko të Shaqir Fetait, sa për reklamë e përfitim të ndonjë pike, fotografi që ia tradhëtojnë nijetin, përkushtimin, sepse kemi stogje të mishit, të grumbulluar si pleh nëpër kamionë të papërshtatshëm, fotografi që “të varfërit” e marrin mishin dhe e ngarkojnë në Benz, në super makina luksoze. Një institucioni normal, që nuk i ka ngelur te marketingu i poshtër, që nuk do të përfitojë nga mundi, nga djersa, nga gjaku e para e huaj, do të kërkonte që i tërë mishi të paketohej dhe, vetë myftinitë të shkonin nëpër magazina-frigoriferë, t’i tërhiqnin pakot e caktuara dhe direkt ta bënin shprndarjen e mishit nëpër xhami ku do të ftoheshin të varfërit e secilës lagje, mëhallë, e rrugicë, të vinin e ta tërheqnin pjesën që u takon. Fundja, apeli për therrje të kurbanëve për Medrese dhe për të varfër është bërë nëpër xhami, lista e atyreve që duhet të marrin mish kurbani është bërë nëpër xhami! Për më tepër, mishi nuk është një produkt që pret kalim propagandistik nëpër kierarkinë qesharake të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait.

Edhe diçka? Pse Shaqir Fetai nuk e tregon se cila ishte sasia e mishit që u ndal për Medresen dhe cila ishte sasia e mishit me të cilën u ngarkuan secila myftini për ta shpërndarë te nevojtarët! Duhet të dihet saktësisht numri i nevojtarëve që u ndihmuan nga myftinitë dhe sasia e mishit që iu dha! Nuk e dimë nëse i kujtohet opinionit kur Shaqir Fetai thoshte se, sivjet, për herë të parë do të botojmë emrin dhe mbiemrin e secilit pagues të kubanit në Medrese, nëpr myftini dhe në selinë e BFI-së?

Continue Reading

Editorial

Po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima?

Published

on

By

Editorial në portalin Lideri.mk

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur shumë protesta deri tani. Disa të qeta, disa teë dhunshme. Është sulmuar Qeveria, janë gjuajtur me ngjyra shumë ministri, por edhe institucione tjera, duke përfshi edhe selitë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Policia herë ka intervenuar, e herë ka bë sehir. Sepse e drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirëpo gjithçka ndryshon sa herë që shqiptarët duan të protestojnë te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kjo u vërejt edhe sot. E si mos ta parashtrojmë pastaj pyetjen se Pse selia e BDI-së mbrohet prej policisë si asnjë institucon tjetër në Republikën e Maqedonisë?
Pse selia e BDI-na qenka aq e rëndësishme për policinë, a e dini vallë përgjigjen në këtë pyetje? Pae shqiptarët e Maqedonisë janë aq të pambrojtur, kurse selia e BDI-së aq e mbrojtur nga forcat speciale?
A e keni parashtruar pyetjen se po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima? Duhet ta parashtrojmë këtë pyetje secili prej nesh. Kur ta kemi përgjigjen ndaj kësaj pyetje, atëherë gjërat do të jenë shumë më të qarta!/Lideri.mk/

Continue Reading

Editorial

Dëshira për pushtet të përjetshëm e Enver Pajazitit, rrezikon seriozisht Komunën e Bërvenicës

Published

on

By

Enver Pajaziti zyrtarisht ka nisur procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve, që të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Komunës së Bërvenicës. Por për dallim prej para 4 viteve kur pas tij u rreshtuan partitë më të mëdha shqiptare, kësaj radhe ai garon i vetëm. Partitë tjera shqiptare kanë nxjerrë ose janë në prag të nxjerrjes së kandidatëve për kreun e kësaj komune. Kjo “e nxjerr” jashtë loje Pajazitin, i cili edhe sipas anketave interne të bëra nga subjektet politike, nuk duket aspak favorit. Gara e fuqishme pritet mes Aleancës për Shqiptarët, e cila në dy ciklet e fundit del fituese në në këtë komunë dhe BDI-së, që ka hequr dorë tërësisht nga Enver Pajaziti, i cili në dy mandatet e para ishte kandidat i kësaj partie.

Situata paraqitet e favorshme për dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat mundohen që këtē komunë ta kthejnë në duar të maqedonasve. Dhe gara pritet të jetë e ngushtë, ashtu si në ciklet paraprake zgjedhore. Para 4 viteve, Aleanca për Shqiptarët megjithëse qëndronte mirë me përkrahje në këtë komunë, hoqi dorë nga gara me të vetmin arsyetim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Kështu ata dhanë përkrahje për kandiatin e pavarur Envet Pajaziti, ndërsa dolën si parti e parë në votat e Këshillit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën dolën fitues bindshëm para partive tjera shqiptare në këtë komunë.

Por, pse Enver Pajaziti këmbëngul edhe për një mandat në krye të komunës? Edhe pse i vetëdijshëm se nuk është aspak favorit, siç pohojnë për in7 burime të afërta pranë tij, Enver Pajaziti po i hyn garës, madje duke rrezikuar seriozisht që me komunën të drejtojnë partitë maqedonase. Kjo sepse përçarja e votës shqiptare në më shumë subjekte, mund të nxjerrë fituese në këtë komunë ndonjë kandidat maqedonas, që me një angazhim më të madh, ndoshta e fiton komunën që në raundin e parë. E angazhimi i partive maqedonase kësaj radhe duket se do të jetë shumëfish më i madh. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare, ku dy partitë e para dolën VMRO dhe LSDM.

Dëshira e madhe për pushtet të përjetshëm mund ta vë në pikëpyetje Komunën e Bërvenicës.

Tre mandate në krye të një komune, mesiguri se janë shumë, ndërsa katër mandate radhazi do të ishte e tepruar. Enver Pajaziti, në vend të aventurave personale, do të ishte e udhës të falënderojë qytetarët e Bërvenicës që i qëndruan pranë në mbi 12 vite pushtet, të falënderojë ndoshta edhe subjektet politike që para 4 viteve i qëndruan pas, me të vetmin qëllim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Çdo veprim tjetër, mesiguri do të shkojë në favor të partive maqedonase. Përgjegjshmëria dhe morali polik e kombëtar vihet në provë në të tilla raste. A do të sundojë arsyeja, logjika e shëndoshë dhe interesi qytetar e kombëtar, para tekeve personale dhe interesave individuale, kjo do të shihet në vijim!?

Zgjidhja për Enver Pajazitin është shumë e lehtë. Pensioni shijohet me nder!

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Aktuale