Connect with us

Kosovë

Koalicionet e lakmisë për pushtet

Published

on

Se kush do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme pritet të jetë befasi, për shkak të rezultatit të ngushtë që partitë politike patën në mes vete në zgjedhjet e kaluara, por edhe për arsye se në këto zgjedhje tri nga subjektet më të mëdha politike kanë garuar të vetme.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se është herët të konkludohet se kush mund ta formojë qeverinë, por ata theksojnë se nuk duhet të jenë të habitshme kombinatorikat e ndryshme të partive në këto zgjedhje, të cilat siç thonë ata, varen nga interesat personale e partiake për pushtet.

Analistët nënvizojnë se mundësi më të vogla për të improvizuar do të jepte koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e LVV-së, i cili ende nuk është provuar nga qytetarët, ndonëse nuk e përjashtojnë asnjë mundësi të jetë i njëjtë me qeverisjet e kaluara.

Mazllum Baraliu thekson se pas zgjedhjeve të 6 tetorit mund të përsëriten koalicione që në krye të qeverisë të vijnë parti, të cilat mund të kenë dalë të tretat ose të katërtat në zgjedhje. Kësisoj ai potencon se interesi për përfitime dhe për pushtet mund të bëjë bashkë subjekte politike që në programet e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët.

“Ka dy variacione që do t’i bëjnë të mundshme koalicionet e panatyrshme paszgjedhore. E para është interesi politik dhe dashuria e madhe për pushtet, për arsye se pushteti këtu te ne fatkeqësisht nënkupton përfitime dhe pasuri të mëdha. Dhe variacioni i dytë janë koalicionet e lakmisë, të interesit e të përfitimeve që ndodhin edhe brenda disa minutave, pa marrë parasysh se çfarë orientime kanë subjektet politike dhe çfarë mjete mund të përdorin kundër njëra-tjetrës, ata mund të bashkohen siç i bashkon interesi dhe kjo është e mundur edhe pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Baraliu për Zërin.

Ndonëse në Kosovë ka pasur përvoja të befasishme të koalicioneve, si ai i LDK-së me PDK-në në zgjedhjet e 2014-s ose ai i mes partnerëve të PAN-it në momentet e fundit në zgjedhjet e kaluara, Baraliu shton se koalicionet e tilla nuk duhet të përjashtohen as në këto zgjedhje, madje siç thekson ai ka shumë indikacione që të ndodhin.

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale