Connect with us

Lajme

Gostivar/Arrestohet polici, keqpërdori pozitë zyrtare

Published

on

Zyrtarë policor nga SPB Tetovë- Stacioni policor në Gostivar, dje (22-shtator) rreth orës 13.00, kanë arrestuar 50-vjeçarin A.B. nga fshati Jançe i Rekës së Poshtme, i punësuar në Stacionin policorë për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar Strezimir, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell in7.

Sipas denoncimit, më datë 21-shtator rreth orës 16 e 20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, i njëjti ka ndaluar për kontroll makinën e markës ‘Kia’, me targa të Ohrit, e ka drejtuar nga shtetasi holandez P.B.H. (61) nga i cili ka marrë 20 euro me pretekst se i njëjtë ka bërë shkelje të rregullave në trafik.

Pas dokumentimit të rastit ndaj personit në fjalë do të ketë parashtesë adekuate penale.

 

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Lajme

Istrefi: Ora e Strugës filloi

Published

on

By

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çastesh edhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

Ja çfarë shkruan Istrefi në rrjetin e tij social Facebook:

Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.

Continue Reading

Bota

Romë: Demonstratë masive kundër neofashistëve

Published

on

Përpara një jave të pandehur ekstremistë të djathtë kanë sulmuar një qendër të sindikatave në Romë. Të shtunën (16.10) dhjetra mijëra italianë protestuan kundër neofashistëve dhe kërkuan ndalimin e partisë Forza Nuova.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në manifestimin antifashist në Romë. “Kurrë më fashizëm: për punë, bashkëvendosje dhe demokraci” ishte motoja e manifestimit, që u organizua nga aleanca e sindikatave të Italisë CGIL, CISL dhe UIL. Në manifestim, sipas mediave, morrën pjesë mbi 50.000 vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 200.000 pjesëmarrës.

Sipas të dhënave të sindikatave ishin vënë në dispozicion rreth 800 autobusë dhe dhjetë trena të posaçëm në mbarë Italinë, për t’i sjellë pjesëmarrësit në manifestimin e protestës në Romë. Me flamuj dhe pankarta mijëra përkrahës të sindikatave dhe grupe të ndryshme të majta marshuan në rrugët përreth drejt sheshit të manifestimit në “Piazza di San Giovanni in Laterano” jo larg Koloseut.

Sekretari i sindikatave Maurizio Landini tha në manifestim, se ka ardhur koha “të ndalet dhuna politike”. “Grupet neofashiste duhet të ndalohen dhe madje menjëherë”.

“Por fillimisht na duhet edukim antifashist në shkolla”, tha studentja Margherita Sardi për agjencinë e lajmeve AFP.

Para një jave anëtarët e partisë ekstremiste të djathtë Forza Nuoava (FN) pas protestave armiqësore kundër shtrirjes së masave ndaj koronavirusit në Itali ndër të tjera sulmuan selinë e sindikatës CGIL. Pas trazirave policia arrestoi dymbëdhjetë vetë ndër ta edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Forza Nuova, Roberto Fiore dhe kryetarin e degës së partisë për Romën Giuliano Castellino. Gjatë protestave në kryeqytetin italian pati edhe përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën 40 vetë, sikurse njoftuan mediat.

Në Itali që nga dita e premte (15.10) të gjithë të punësuarit duhet të paraqesin një “certifikatë të gjelbër” që vërteton vaksinimin ndaj koronavirusit, ose shërimin nga infesksioni me koronavirus ose duhet të paraqesin një test negativ nëse duan të vazhdojnë punën. Në rast të kundërt ata përballen me sanksione. Kush nuk paraqitet në punë, sepse nuk posedon dokumentin e kërkuar duhet të llogarisë me pushim nga puna. Testet ndaj koronavirusit janë falas për njerëzit, të cilët për arësye shëndetësore nuk mund të vaksinohen. Detyrimi për cerfitikatë vaksinimi prek në Itali rreth 23 milionë të punësuar.

Socialdemokratët (PD) kërkojnë ndalimin e partisë Forza Nuova. PD paraqiti në senat dy ditë përpara sulmeve kërkesën përmes së cilës i kërkohet qeverisë të ndërmarrë hapat për shpërbërjen e Forza Nuova dhe të partive të tjera fashiste. Sikurse njoftoi PD të shtunën (16.10), ndërkohë 100.000 vetë kanë nënshkruar një peticion përkatës. Të tjerë senatorë kanë paraqitur kërkesa të ngjashme. Pas trazirave të një jave më parë prokuroria ka nisur hetimet.

Manifestimi masiv i protestës së të shtunës përkoi me 78 vjetorin e sulmit të nazistëve ndaj getos së Romës. Mbi 1000 hebrej, ndër ta 200 fëmijë, më 16 tetor 1943 në të gdhirë u grumbulluan me forcë dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Auzhvic./DW

Continue Reading

Aktuale