Connect with us

Sport

FIFA, sot ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2019

Published

on

Virgil Van Dijk është në mesin e atyre që pritet të fitojnë çmime nga ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019, e cila do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit do të jetë favorit, përkundër konkurrencës nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Treshja është e nominuar për çmimin kryesor, Lojtari më i Mirë i FIFAS për 2019.

Messi, ndërkohë, është i nominuar edhe për Golin më të Mirë të FIFA për 2019, parabolën kundër Real Betisit në muajin mars.

Data: E hënë, 23 shtator

Ora:  20:30

Drejtpërdrejt në: FIFA YouTube. FIFA Facebook.

Këta janë të nominuarit për çmime, sipas uebsajtit të FIFA-s

Lojtari më i Mirë i FIFA-s:

Cristiano Ronaldo, Portugali/Juventus

Lionel Messi, Argjentinë/Barcelona

Virgil van Dijk, Holandë/Liverpool

Lojtarja më e Mirë e FIFA-s:

Lucy Bronze, Angli/Olympique Lyonnais Feminin

Alex Morgan, SHBA/Orlando Pride

Megan Rapinoe, SHBA/Reign FC

Trajneri më i Mirë i FIFA-s:

Pep Guardiola, Spanjë/Manchester City

Jurgen Klopp, Gjermani/Liverpool

Mauricio Pochettino, Argjentinë/Tottenham Hotspur

Trajneri/ja më e Mirë e FIFA-s:

Jill Ellis, ekipi kombëtar i SHBA-së

Phil Neville, ekipi kombëtar i Anglisë

Sarina Wiegman, Holandë.

Portieri më i Mirë i FIFA-s:

Alisson Becker, Brazil/Liverpool

Ederson, Brazil/Manchester City

Marc-Andre ter Stegen, Gjermani/Barcelona

Portierja më e Mirë e FIFA-s:

Christiane Endler, Kili/Paris Saint-Germain

Hedvig Lindahl, Suedi/Chelsea/VfL Wolfsburg

Sari van Veenendaal, Holandë/Arsenal/Atlético Madrid

Cmimi Puskas i FIFA-s (Goli më i mirë i FIFA-s):

Lionel Messi (Argjentinë): Real Betis v. FC Barcelona (La Liga, 17 mars 2019)

Juan Fernando Quintero (Kolumbi): River Plate v. Racing Club (Superliga e Argjentinës, 10 shkurt 2019)

Daniel Zsori (Hungary): Debrecen FC v Ferencvaros TC (Liga e Parë e Hungarisë, 16 shkurt 2019).

Continue Reading

Sport

Kroacia arrin në Katar, vijnë pamjet nga hoteli luksoz

Published

on

By

Kroacia arrin në Katar, vijnë pamjet nga hoteli luksoz

Kombëtarja e Kroacisë u largua nga Arabia Saudite dhe mori një avion për në Katar, ku do të garojë në Kupën e Botës.

Ndeshja e parë e Kroacisë do të luhet të mërkurën kundër Marokut dhe pas kësaj ndeshje do të pasojnë ndeshjet me Kanadanë dhe Belgjikën. Dy nga këto katër skuadra do të kalojnë në raundin e 16-të.

“Më në fund. Rrugës për në Doha”, shkruhet në foton nga fluturimi i sotëm.

Lojtarët kroatë do të akomodohen në hotelin Hilton Doha. Në Hilton, Federata e Futbollit të Kroacisë, rezervoi 65 nga gjithsej 400 dhoma. /Indeksonline/

Continue Reading

Sport

Cilat makina kanë më pak dhe cilat kanë më shumë defekte? / Analizë gjermane

Published

on

By

Kjo analizë nuk ka të bëjë me shqiptarët, është analizë gjermane: Cilat makina kanë më pak dhe cilat kanë më shumë defekte?

Organizata gjermane e ekspertëve TÜV SÜD ka publikuar raportin e saj të kontrollit teknik prej dekadash, duke renditur automjetet më cilësore me më pak defekte dhe ato në fund me më shumë defekte.

Pandemia e koronavirusit dhe inflacioni kanë shkaktuar dëmin e tyre dhe flota e automjeteve në Gjermani po plaket. TÜV inspektoi gjithsej 9,583,319 automjete në periudhën nga korriku 2021 deri në qershor 2022.

Në të gjitha grupmoshat (dmth mbi njëmbëdhjetë vjeç), 20.2 për qind e makinave kishin defekte të theksuara (sistem drejtues, frenim, motor…), që është 2.3 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Përveç që automjetet janë mesatarisht më të vjetra, ekspertët e TÜV SÜD i shohin gjithashtu buxhetet e kufizuara shtëpiake si arsye për kosto më të ulëta të mirëmbajtjes dhe, si rezultat, më shumë avari.

Fituesi i përgjithshëm në raportin TÜV 2023 është Mercedes B-Class, me Dacia Logan në fund.

Për herë të parë, mosha mesatare është më e lartë se dhjetë vjet. Është e qartë se automjetet e vjetra po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për sigurinë rrugore, siç dëshmohet nga shkalla në rritje e avarive. Prandaj, ekspertët e TÜV SÜD testojnë automjete deri në njëmbëdhjetë vjeç.

Për sa i përket cilësisë, këtë herë Mercedes B-Class zë vendin e parë me një normë mesatare të defekteve kryesore prej vetëm 2.0 përqind. Në vend të dytë është GLC (2.3 për qind). VW Golf Sportsvan/Plus është gjithashtu në këtë nivel.

Audi Q3 ishte i katërti me 2.4 për qind defekte. Në fund të tabelës është sërish Dacia Logan. Nga automjetet e vogla duhet të lëvdojmë Honda Jazz, Mazda 2 dhe Suzuki Vitara.

Pas njëmbëdhjetë vjetësh, asnjë nga modelet e Mercedes-Benz, BMW dhe Audi nuk janë në pozitat e para, gjë që ndoshta është për shkak të përdorimit të tyre si makina të kompanisë me kilometrazh të lartë.

Mesatarja E-Class ka një mesatare prej 176,000 kilometrash. Nëse jeni duke blerë një makinë të përdorur në Gjermani, ky informacion mund të jetë gjithashtu një udhëzues.

MJETET ME TE PAKET DEFETETE

Deri në tre vjet Deri në pesë vjet

Defektet në përqindje të modelit Defektet në përqindje të modelit

Deri në shtatë vjet Deri në nëntë vjet

Defektet në përqindje të modelit Defektet në përqindje të modelit

Deri në 11 vjet

Model Përqindja e defekteve

MJETE ME MË SHUMË DEFEKTE

Deri në tre vjet Deri në pesë vjet

Defektet në përqindje të modelit Defektet në përqindje të modelit

Deri në shtatë vjet Deri në nëntë vjet

Defektet në përqindje të modelit Defektet në përqindje të modelit

Deri në 11 vjet

Model Përqindja e defekteve

Continue Reading

Sport

Ronaldo dënohet me 1 milion paund dhe largohet nga “Old Traford”?!

Published

on

By

Ronaldo dënohet me 1 milion paund dhe largohet nga “Old Traford”?!

Kristiano Ronaldo do të gjobitet me të paktën 1 milion paund për intervistën e tij të dhënë me Piers Morgan, në të cilën portugezi sulmoi Ten Hag, klubin dhe standardet e klubit.

Ylli portugez tërhoqi vëmendjen e mediave me deklaratat e tij të shokuese ndaj klubit të tij aktual. Ronaldo dëshironte të largohej nga klubi gjatë merkatos verore, por iu mohua dëshira dhe ishte i detyruar të qëndronte e të niste ndeshjet nga stoli.

Ai kishte një përplasje me trajnerin Ten Hag, kur refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Totenhamit. Tani, siç raporton “Sport Metro”, “Djajtë e Kuq”, pritet ta gjobisë me 1 milion paund. Ronaldo me shumë mundësi do të largohet në merkaton e dimrit, pra në janar.

Continue Reading

Aktuale