Lajme
Edhe më tej Stefanova do të udhëheq me rastet ‘Titanik’, ‘Trajektorja’ dhe ‘Maxhar Telekom’
Prokurorja Lile Stefanova edhe më tej do të udhëheq me rastet e PSP, që ishin nën ingerencën e saj, transmeton in7.
Stefanova edhe më tej do të jetë prokurore në rastet ‘Titanik’,’Trajektorja’ dhe ‘Maxhar Telekom’.Këtë e ka njoftuar Prokurori Publik Republikan, Ljubomir Joveski.
Në rastin ‘Titanik’ të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Ata janë të akuzaur për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të së drejtës për vetpërcaktim gjatë votimit, blerje të votave, shkatërim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.
Në rastin ‘Trajektorja të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencionit për rrugë shtetërore Ljubço Georgievski. Sipa aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime, me të cilat kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar pozitat e tyre zyrtare në procesin e zgjedhjes së një kompanie për ndërtimin e autostradave Miladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, veprim ky që ka dëmtuar buxhetin e shtetit prej, të paktën, 155 milion euro.
Në të gjitha seancat dëgjimore, për raste të PSP janë paraqitur të njëjtit prokurorë, të cilët edhe ishin autorizuar nga Joveski.
Deri më tani ende është e paqartë nëse edhe më tej, të njëjtët prokurorë të PSP-së, do të vazhdojnë të jenë përgjegjës për qindra hetime dhe ndjekje penale.
Që nga koha kur u hap rasti ‘Trajektorja’, Stefanova ka hapur edhe një tjetër rast parahetimor, që është i lidhur me rasti ‘Trajektorja’ ku dyshohet se disa ish zyrtarë të asaj kohe kanë marrë një provizionit prej 5%.
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi