Lajmet kryesore
“Burri yt vinte te unë, ti shkoje te lopa”, plas sherri te “E diela shqiptare” (VIDEO)
Ajo tregoi se kishte marrë vesh për martesën dhe fëmijët e tij 3 pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien, por ai e kërcënon duke i thënë: “Unë të vras nëse ti ikën”.
Vetëm një javë më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan një nënë u përball me vajzën e saj, Sonila, së cilës i kërkoi të bëjë çdo përpjekje për të njohur atësinë e fëmijës.
Gjatë rubrikës Sonila tregoi se fëmija i saj vinte nga një bashkëjetesë me një burrë të martuar, i cili kishte dy vajza dhe që quhej Gëzim.
Ajo tregoi se kishte marrë vesh për martesën dhe fëmijët e tij 3 pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien, por ai e kërcënon duke i thënë: “Unë të vras nëse ti ikën”. Kështu bashkëjetesa vazhdoi për 23 vite. Në seancën e kaluar u folën edhe shumë fjalë për familjen tjetër, ku u përmend Flora, bashkëshortja e Gëzimit dhe vajza Denisa. Të indinjuara ata donin ta sqaronin këtë situatë dhe sot në “Shihemi në gjyq” u përballën me njëra-tjetrën.
Denisa, vajza e Gëzimit: Dëgjova me vëmendje seancën e javës së kaluar dhe mora vendimin të isha në këtë pozicion që jam sot. Eni Çobani: Ka qenë surprizë telefonata jote dhe fakti që më the do vij dhe do të përballem. Denisa, vajza e Gëzimit: Kam ardhur të përballem sepse kam dëgjuar fjalë tepër ofenduese që domosdoshmërisht personi që ka folur në atë mënyrë do të mbajë përgjegjësi.
Sonila, bashkëjetuesja: Çfarë karakteri ke ti moj, ti je qelbësirë. Denisa, vajza e Gëzimit: Të lutem, nga e di ti se si jam unë… Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Nuk lejoj të më ofendohet vajza në një seancë gjyqi. Sonila, bashkëjetuesja: Mbylle gojën ti se do të shqyej në dysh, qelbësirë. Mbylle gojën dhe liroje lokalin. Qelbësirë, të pëlqen… Pse se ruan burrin, ku e ke? Të pëlqejnë gjërat e vjedhura që të sjell burri ë?
Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Kush je ti që ofendon? Ti do përballesh me ligjin. Unë jam gruaja. Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh moj, qelbësirë. Denisa, vajza e Gëzimit: Të lumtë për fjalorin sepse në radhë të parë prezanton vetveten. Sonila, bashkëjetuesja: Mu zhduk ti… Denisa, vajza e Gëzimit: Të njohim shumë mirë se kush je sepse ke 23 vjet… Sonila, bashkëjetuesja: Qelbësirë m*ti.
Denisa, vajza e Gëzimit: Ti ke prekur shumë shumë rëndë karakterin e një femre.Eni Çobani: Sonila, nuk mund të tolerojmë një gjuhë të tillë në publik. Denisa, vajza e Gëzimit: Ke dëgjuar se sa mirë mund t’ia dalë një femër sot në realitetin shqiptar? Sonila, bashkëjetuesja: Mua çunin ma peshon, telefonin 100 mijë lekë ia ka ble. Po ti moj ti, që e çon babën tënd me vjedhë që të sjellë ty. Si e pranon? Apo ajo grua që i iku burri…
Denisa, vajza e Gëzimit: Atë aty e ka gruan e tij, po ty çfarë të ka? Sonila, bashkëjetuesja: Babin tënd e kapi tek shtëpia ime, po i pëlqente? Me atë grua kam punuar dy vjet në lokal unë, e di mirë ajo. Denisa, vajza e Gëzimit: Ti do të mbash përgjegjësi… Sonila, bashkëjetuesja: Përgjegjësi do mbash ti me nënën tënde që ma keni quajtur çunin kopil. Denisa, vajza e Gëzimit: Më gjej një provë që e kam bërë unë këtë.
Sonila, bashkëjetuesja: Ti s’do gjesh babën e fëmijës tënd.
Eni Çobani: Denisa ti duhet të pranosh që babai jot ka bërë një gabim shumë të rëndë.
Denisa, vajza e Gëzimit: E pranoj.
Eni Çobani: Ai është lidhur me këtë zonjë, ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo zonjë që gulçon sot, e bën sepse babai jot e mbanë zvarrë prej 22 vjetësh.
Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh dhe e kam burgun hapur.
Denisa, vajza e Gëzimit: Zonja Eni një njeri nuk mund ta mbash zvarrë për kaq shumë vite, ajo e ka pranuar pozicionin e saj.
Sonila, bashkëjetuesja: Unë e gjeta një, por ti s’do gjesh hiç se je… Kush je ti moj?
Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Unë jam një zonjë, ndërsa ti për mua s’je asgjë.
Sonila, bashkëjetuesja: Po pse vinte tek unë ai… sepse unë e mbaja, e peshoja. Kurse t’i vishje çizmet e shkoje te lopa.
Lajme
Lloga takon ambasadoren e Greqisë në RMV, Sofia Philippidoup
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Philippidou. Ministri Lloga e njoftoi Philippidoun për skriningun në Bruksel dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e arritur në fushën e reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit. “Greqia ka mbështetur gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale për të lehtësuar procesin”, tha Philippidou
Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese, ku ministri Lloga bëri të ditur se në periudhën e ardhshme, në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit, do të formohet një grup pune që do të punojë për përgatitjen e ndryshimeve kushtetutese.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e informoi ambasadoren e Greqisë se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kërkesë të re për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët në vitin 2017 u akuzuan për përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. “Nuk mund të ketë shtet të së drejtës derisa këta persona të përgjigjen për veprat që kanë kryer. Presim që vendet e BE-së të na ndihmojnë në zbatimin e ligjeve dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
Ministri Lloga dhe ambasadori Philippidou presin nga të dyja vendet intensifikimin e përpjekjeve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel ekspertësh për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në Selanik do të jetë e një rëndësie të madhe për afrimin e legjislaturës tonë me atë evropiane.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid029ogB6Npp9U4jnKowKCTDZPhTYWje4yn9JfJCLGBNuDTenECrr4miTNxnV2L44ZpBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë, shkruan Top24
Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend.
Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.
Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.
Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02tSdWkpgZz9viV1B6VHM2nJk9Xjyg7LcLMZocf6A34FAd4G3SCEVWTomQc4dNzwMDl/?mibextid=Nif5oz
Lajme
Anketë: Taravari barazohet me Ahmetin, Mexhiti i treti
Izet Mexhiti rezulton personaliteti politik jo lider për të cilin qytetarët kanë mendimin më të madh pozitiv, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gëzon mendimin më të madh negativ nga qytetarët, përkatësisht rreth 60 për qind. Kështu vërteton një anketë e realizuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Mexhiti radhitet në grupin e liderëve politikë duke gëzuar 43,5 për qind mbështetje, ndërsa para tij radhiten vetëm Ali Ahmeti me 48,9 për qind dhe Arben Taravari me 46 për qind. Edhe pse Mexhiti gëzon këtë mbështetje jo si një lider i një partie politike, prapa vetes lë Bilall Kasami dhe Afrim Gashin.
Konstatim nga anketimi
“Të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin”.
Lidhur me zhvillimet brenda BDI-së dhe veprimet e “grupit të zjarrit”, të anketuarit nxjerrin Mexhitin si eksponentin më të favorshëm për një lider të ardhshëm politik. 21,4 për qind e të anketuarve mendojnë se Mexhiti mund të jetë lider i një partie politike, ndërsa pas tij mbështetje të ulët përkatësisht nën 10 për qind gëzojnë Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu.
Në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Konstatim nga anketimi
Grupi i zjarrit bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%)
Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%)
Grupi i zjarrit bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%)
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare