Connect with us

Lajme

Boki 13 nuk jep dëshmi para Ruskoskës, dëshiron t’i shohë provat

Published

on

Ka përfunduar dëshmia gati një orë e Bojan Jovanovskit-Boki 13 para prokurores Villma Ruskoska për rastin ‘Zhvatja’, përcjell in7.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, avokati i Boki 13, Saso Dukovski ka thënë se Bojan Jovanovski sot nuk dëshmoi dhe nuk do të jep deklaratë derisa nuk i shohin provat.

Sipas tij të mërkurën Ruskovska do të duhet të paraqesë prova për të dyshuarin. Dukovski më tej u shpreh se klientit i tij, Boki 13 është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki13 sot ishte për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo ishte përballja e parë e tij me prokuroren Vilma Ruskovska, e cila e ndjek këtë rast. Ndërkaq vetëm nesër, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva.

Boki 13 ishte arrestuar më 15 korrik në vendkalimin kutar “Bogorodica” gjatë tentimit për të ikur nga shteti. Ai dyshohet për reketim ndaj biznesmenit Orce Kamçev dhe shumë biznesmenë të tjerë. Sipas hetimit, Boki 13 me Zoki Kiçeec kanë marë 1,5 milion euro nga Kamçev për t’ia lehtësuar akuzën, në bashkëpunim me shefen e PSP-së, Katica Janeva.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale