Connect with us

Bota

Babai beqar ndryshon fatin e një vajze të re me sindromën Down e cila u refuzua nga 20 familje

Published

on

Fati i një vajze të re ka ndryshuar pasi ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20-të familje potenciale për birësim.

Historia e udhëtimit të Luca Trapanese për të adoptuar Alba-n, ka thyer rekorde në botën e mediave për disa arsye, kryesorja e të cilave mund të jetë fakti që shërbimet shoqërore shpesh nuk i japin kujdestari një burri të vetëm, e sidomos kur ai është homoseksual.

Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Sipas BBC, 41-vjeçari italian Luca publikoi një libër ku ai rrëfen udhëtimin e tij për tu bërë babai i Alba-s, një vajzë me sindromën Down.

Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse “shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen”.

Në Itali, birësimet për prindërit homoseksualë dhe beqarë kanë qenë tradicionalisht një çështje e ndërlikuar.
Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj.

Vetë Luca kishte punuar në një mori qendrash të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba.

Kjo ishte arsyeja pse, pavarësisht se nuk kishte partner, ai vendosi të vazhdojë përpara me adoptimin e Alba-s, e cila tani gëzon një shtëpi të lumtur me babanë e saj.

Continue Reading

Bota

Rriten pagat e deputetëve dhe ministrave gjerman – kancelari do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj

Published

on

Derisa qytetarët e Gjermanisë po përballen me çmime më të larta dhe duhet të kursejnë, nga nesër pagat e politikanëve në atë vend do të rriten.

Nga 1 korriku, pagat e deputetëve të Bundestagut do të rriten me 310,40 euro, gjegjësisht në 14,906,68 euro.

Nga rritja e pagave në Bundestag përfitojnë edhe anëtarët e qeverisë, pasi shumë prej tyre kanë ende mandatin e deputetit.

Kështu për herë të parë paga e kreut të qeverisë do të kalojë 30 mijë euro në muaj, shkruan bild.

Olaf Scholz do të marrë një pagë prej 30,139.81 euro nga e premtja, njoftoi qeveria me kërkesë të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Në të ardhmen, zv.kancelari Robert Habeck do të marrë 25,573,08 euro, po aq sa pagat, ndër të tjera, ministres së Jashtme, Annalena Baerbock.

Ministrja e Mbrojtjes, Kristina Lambrecht duhet të mjaftohet me “vetëm” 20,425.57 euro në muaj. Ajo nuk do të merr të ardhura të lartë sepse nuk është edhe deputete.

Ndryshe, koalicioni “Semafor” është qeveria gjermane më e paguar e të gjitha kohërave.

Continue Reading

Bota

Biden ngatërron Suedinë për Zvicrën në konferencën për shtyp të NATO-s (Video)

Published

on

Presidenti Joe Biden e përmirësoi veten shpejt pas një gabimi gjatë një konference për shtyp të enjten, duke thënë gabimisht se Zvicra neutrale po i bashkohej NATO-s – duke dashur të përmendte Suedinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden i dha komentet e tij në fund të një samiti të NATO-s në Madrid, Spanjë, ku lajmi i madh ishte se Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Biden mbërriti në Evropë të shtunën në mbrëmje për samitin e G7 në Gjermani, përpara se të fluturonte për në Spanjë.

Më herët, udhëheqësit në samitin e NATO-s e kishin bërë të qartë se mbetën të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa duhet. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Euro bie nën nivelin e frangut zviceran

Published

on

Euro është tregtuar të enjten (sot) nën normën e deritashme dhe kushtoi 0,997 CHF.

Pasi Banka Kombëtare e Zvicrës rriti befasisht normat e interesit dy javë më parë dhe nuk e përshkroi më frangun si të vlerësuar lartë, pjesëmarrësit e tregut thanë se ishte vetëm çështje kohe kur euro do të binte nën pikën e barazisë ndaj frangut, transmeton albinfo.ch.

“Për sa kohë që Banka Qendrore Europiane reagon me ritmin e kërmillit ndaj normave të larta të inflacionit, frangu do të vazhdojë të rritet”, thuhet në një koment të VP Bank të mërkurën. Kjo është veçanërisht e dukshme në ditët e tregtimit me refuzim të theksuar ndaj rrezikut.

“Është e vërtetë që një marshim i shpejtë në nivelet 0.90 në mes të euros dhe frangut nuk mund të supozohet, shkruan srf.ch. Por epërsia e frangut mbi euron ndoshta do të bëhet normë”.

Sipas një studimi të fundit nga CS, edhe SNB (Banka Kombëatre e Zvicrës) mund të përfundojë së shpejti blerjet e saj të këmbimit valutor, të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e presionit për ngritje të vlerës së frangut zviceran.

Sepse pas më shumë se një dekade ndërhyrjesh pothuajse ekskluzivisht të njëanshme në tregun valutor, perspektiva e inflacionit nuk lejon më një nënçmim të konsiderueshëm të frangut zviceran, kanë shkruar ekspertët të mërkurën.

Continue Reading

Aktuale