Connect with us

Lajme

Edi Rama hap stadiumin e Durrësit për të prekurit nga tërmeti

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zhvendosur të gjithë prefektët, Forcat e Armatosura, deputetët dhe ministrat, në Durrës, aty ku pasojat e tërmeteve ishin më të mëdha.

“Stadiumi i Durrësit sot duhet të jetë në dispozicion”, kështu deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama.

Rama ka kërkuar tri gjëra të rëndësishme, që duhen realizuar brenda ditës së sotme, duke filluar nga komunikimi me qytetarët e prekur, te lirimi i Stadiumit për familjarët, e deri të harta me identifikimin e të gjitha pikave të prekura nga dëmet.

“Sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndjerë më shumë goditjen dhe që janë akoma nën efektin e atij stresi, që do të thotë se është një ditë për t’iu qëndruar afër, për t’iu shpjeguar me qetësi gjërat.Është me shumë rëndësi që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale dhe çdo cenim i dukshëm i çdo pallati të inspektohet në mënyrë profesionale, sepse mund të jetë reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë dhe një cenim strukturor që e bën të rrezikshme godinën.

“Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të konkatohet për t’u dëgjuar. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të Policisë së Shtetit dhe ato të mirëqenies sociale të organizohen dhe shpërndahen në mënyrë të struktura, me destinacione konkrete, dhe brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, edhe ministrat, sepse është një moment psikolog që kapërcehet me komunikim.

E dyta, njerëzit kishin dalë te stadiumi mbrëmë dhe gjëja më e thjeshtë ishte t’iu hapej stadiumi që të mos rrinin në mes të rrugëve. Kështu që sot stadiumi do jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese. Gjëja që duhet të shoh pasdite është harta se kush bën çfarë. Duhen kontrolle të unifikuara perfekt, bashkia, prefektura, policia. Tamam si në një hartë beteje, ju duhet të keni deri pasdite çdo pikë të identifikuar si pikë e dëmtuar, me emra.

E fundit që kam, ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurt që nuk do të harrohen. Duhet të kemi një inventar të saktë, në mënyrë që nesër, kur të ketë rënë barra e rëndë, dhe kur ne të kemi kapërcyer momentin e parë të identifikimit të dëmeve strukturore, të kalojmë në fazën e hartës së dëmeve. Është shumë e nevojshme që ushtria të marrë informacion të saktë sa çadra duhen. Atje ku dje ka pas momente paqartësie, sot nuk duhet të ketë më paqartësi”, tha Rama./TCH

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale