Connect with us

Argëtim

Plaku kosovar që ka llogari në Facebook dhe hulumton nëpër internet

Published

on

Përderisa në vendet perëndimore përdorimi i teknologjisë nga moshat e shtyra është diçka e zakonshme, të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për vendin tonë.

Por, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij dhe të moshuarit tjerë, 93 vjeçari pejan, Ragip Rusta është një përdoues pasionant i internetit dhe hulumtimit në të.

Ai madje ka edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim, po duke mos lënë anash edhe hulumtimin në botën e gjerë të informatave që i ofron interneti.

“Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës ma ka dhuru llap topin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter. Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmitë që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta për telegrafin.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg.

“Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar Rusta.

Ai ka konstatuar se dikur analfabetë konsideroheshin ata që nuk e njihnin shkrimin dhe leximin, derisa anaflabetë modern sipas tij, janë ata që nuk dinë ta përdorimin teknologjinë dhe internetin.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale