Connect with us

Lajme

Për Zaev marrëveshja për ligjin e PP është afër, për Mickoskin ka ende dallime

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev mendon se grupet e punës nuk janë aq larg arritjes së marrëveshjes për ligjin për PP-në, sipas tij, duhet të bëhen më shumë përpjekje që “të kapërcejmë veten”, ndërsa për liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për momentin palët negociuese kanë qëndrime shumë të ndryshme, të dy liderët janë të gatshëm për një takim liderësh, por pasi gruper e punës të japin sinjalin, transmeton in7.

Një takim i ri i grupeve të punës për ligjin e PP, sot nuk do të mbahet, konfirmojnë nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n, edhe pse dje deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milishoski ka thënë se është i mundur një takim i tillë të realizohet sot, një mundësi të tillë nuk e ka perjashtuar edhe kryeministri Zaev.

“Prisnim që takim të kishte dje. Ne ishim gati edhe për sot, vërejmë që qeveria nuk po nxiton për arsye ndoshta objektive ose subjektive. Na u tha që mund të kemi një mbledhje nesër. Nëse ata janë të gatshëm dhe të disponueshëm, ne nuk kemi asnjë problem”, ka thënë dje Miloshoski.

Kryeministri Zaev dje ka dhënë një mesazh se do të ulet me liderin e VMRO-DPMNE në lidhje me ligjin e PP, por pasi grupet e punës të japin sinjal, për të dhe drejtuesin e opozitës, se ka përparim. Ai mendon se nuk janë larg arritjes së marrëveshjes dhe apelon që të bëhen më shumë përpjekje në këtë drejtim.

“Unë besoj se mund të bëjmë përpjekje, nuk jemi vërtet larg, thjesht duhet të kapërcejmë veten, tani kushtet janë pjekur, pasi lëndët janë siguruar dhe kanë të ardhmen e tyre. Le t’i dërgojmë një mesazh partnerëve ndërkombëtarë të BE-së se ne me të vërtetë kemi rënë dakord me konsensus që të votojmë në Kuvend për gjithçka që lidhet me reformat e BE-së dhe për këtë ligj të PP. Unë qëndroj në dispozicion. Sapo grupet e punës më japin sinjalin për mua dhe për z. Mickovskin dhe ne do të ulemi për të rënë dakord për këtë ligj për Prokurorinë Publike”, ka thënë Zaev.

Ndërkaq, Mickoski në një intervistë për MIA, ka thënë se nga takimi i fundit i liderëve nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, në nivelin e kryetarëve të partive, midis tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër, dhe se për momentin pozicionet e dy palëve negociuese janë shumë të ndryshme.

Sipas tij, pushtetit nuk i konvenon që të sillet një ligj i tillë dhe se LSDM dëshiron që ta frenojë të gjithë këtë proces.

“Pozicionet tona janë shumë të ndryshme për momentin. Pozicioni ynë është që proceset të jenë në përputhshmëri me ligjet dhe me Kushtetutën. Pozicioni i tyre është individual, njerëz që në të gjithë këtë proces i kanë shërbyer Zaevit, thotë ai, duke shtuar se ai pret që grupet e punës të takohen këto ditë.Sa i përket asaj se nëse ai do të takohet përsëri me Zaevin për këtë çështje, Mickoski thotë se një takim i tillë është i mundur nëse ekziston një përafrim i pozicioneve të të dy palëve.

Kanë kaluar rreth dhjetë ditë nga takimi i fundit i liderëve. Natën vonë në mes 10 dhe 11shtatorit, Zaev dhe Mickoski, në prani të grupeve punuese të të dyja palëve, tentuan që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin e ri për prokurorinë, por pas bisedimeve maratonike, që zgjatën pothaj se 6 orë, nuk arritën të merren vesh. Dallimi kryesor, ku edhe u thyen heshtat, ishte fati i lëndëve të PSP-së./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale