Connect with us

Lajmet kryesore

Dyzet kompani zvicerane operojne neë Maqedoninë e Veriut

Published

on

Rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar përmes rrjetëzimit të kompanive, ndërtimi dhe forcimi i lidhjeve, si dhe promovimi i ndërsjellë është qëllimi i Klubit të Biznesit Maqedoni e Veriut – Zvicër, i themeluar me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane dhe Dhomave të Tregtisë (MCC).

Jasminka Taleska, drejtoreshë e kompanisë zvicerane Novartis, është zgjedhur kryetare e Klubit të Biznesit.

“Klubi është formuar si rezultat i nevojës dhe potencialit të zbuluar për rritjen e bashkëpunimit të biznesit dhe numrit të kompanive zvicerane që veprojnë në Maqedoninë e Veriut. Ekziston një potencial i madh për të forcuar më tej mundësitë e bashkëpunimit midis kompanive nga të dy vendet. Qëllimi i themelimit është para së gjithash dhe për të rritur bashkëpunimin. Besojmë se do të rrisim shkëmbimet tregtare që vitin e kaluar ishin 105 milionë euro, me eksporte prej 40 milionë euro dhe importe prej 65 milionë euro”, tha Arsovska me rastin e fillimit të Klubit të Biznesit.

Zëvendës Ambasadori i Zvicrës, Stefan Tomajan, theksoi se Ambasada do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

“Kjo është një shenjë se marrëdhëniet dypalëshe ekonomike janë të mira. Ne jemi të bindur për potencialin e rritjes së tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Në këtë drejtim, klubi i ri i biznesit do të luajë një rol të dobishëm”, tha Tomajan.

Aktualisht mbi 40 kompani me 100% kapital zviceran shpërndajnë produkte ose shërbime zvicerane në tregun e Maqedonisë Veriore.

 

 

BURIMI: albinfo.ch

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Lajme

ASH: Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!

Published

on

Deputetja dhe koordinatorja e grupi parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti përmes press konferencës për media ka reaguar pas sulmit ndaj deputetëve të ASH-së Elmi Aziri dhe Halil Snopçe nga ana e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane i cili ka gjuajtur me gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast dhe ka shkëmbyer fjalë fyese, përcjell in7

Nga ASH theksojnë se sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor.

Reagimi i plotë

Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!
Krimi, korrupsioni, rrugaçëria dhe skenaret e tyre u manifestuan me vandalizëm dhe akte dhune ku me ose pa hiri, u godit edhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.

I gjithë ky skenar i turpshëm filloi me tentimin për t’ua zgjatur mandatin gjykatësve dhe prokurorëve partiak të pushtetit, përmes kontrabandimit të ligjit. Pasiqë ne kundërshtuam, kryesuesi Arbër Ademi ofendoi personalisht Deputetin Halil Snopçe i cili e ftoi publikisht të kërkojë falje, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më pas, Deputeti Snopçe kërkoi përsëri ndërhyrje procedurale e cila iu mohua dhe tentoi të votohet rendi i ditës. Në shenjë revolte, ne deputetët e Aleancës për Shqiptarët dolëm në foltore që të mbrojmë të drejtën tonë për diskutim dhe të parandalojmë kontrabandimin e ligjit. Pas kësaj pasoi turpi që e pa gjithë opinioni, dhuna dhe vandalizmi i koordinatorit të BDI-së.

Kjo nuk është hera e parë që bëjnë skenare të këtilla të dhunshme me qëllim fshehjen e krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Në Kuvend dhe skenën politike ka pasur shumë raste kur deputetët e BDI-së kanë mundur ta tregojnë veten, por i kemi parë të gjithë se si ikin nga komisionet ku duhet të mbrohen qytetarët, ose si përqafohen me kriminelët.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në skenare të këtilla dhe lojra të fëlliqura të BDI-së të cilët i kap panika sa herë që u rrezikohet pushteti, ose nuk u shkojnë planet deri në fund. Të gjithë duhet të dënojmë fuqimisht këto akte vandale dhe vandalistët përfundimisht të mbajnë përgjegjësi. Duam të njoftojmë gjithashtu se për sonte u ftuam edhe në kordinim, por ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të dhunshëm që nuk kanë të bëjnë as me demokracinë e as me politikën, thekson Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Published

on

By

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

78 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Për ironi të fatit, 421 vite më herët nga kjo ngjarje, një shqiptar i Çamërisë merrte drejtimin e shumicës së botës së njohur deri asokohe. Ai ishte Ibrahim Pashë Pargaliu, i lindur në një familje të krishterë shqiptare të Pargës, i cili që i vogël u mor si skllav nga ekspeditat ushtarake osmane dhe në një ditë si sot , më 27 qershor 1523, u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane.

Continue Reading

Aktuale