Connect with us

Lajme

Deskoska: Nuk ka rrezik për sigurinë e materialeve të PSP-së

Published

on

Ministrja e Drejtësisë dhe anëtare e kryesisë së LSDM-së, Renata Deskoska, në emisionin 360 gradë në Alsat-M, ka thënë se nuk është rrezikuar siguria e materialeve të përgjimeve në objektin e PSP-së, për shkak se prokurori republikan i ka marrë kompetencat dhe kjo prokurori tani formalisht kujdeset për këto materiale, në arkën e njëjtë siç kanë qëndruar deri më tani.

“Prokuroria Publike është e vendosur në mënyrë hierarkike. Sipas ligjit ekzistues të prokurorisë publike, prokurori publik republikan ka të drejtë të delegojë lëndën prokurorëve publik konkret. Kjo nuk është diçka që e bën për herë të parë, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën derisa ka qenë prokuror republikan Zvërlevski edhe në raste tjera. Ata i udhëheqin lëndët sipas ndarjes së prokurorit republikan”, ka thënë Deskoska.

Sipas Deskoskës, nuk është kontestuese nga aspekti juridik që prokurorët janë dërguar në të njëjtin objekt të PSP-së.

Sa i përket pagave të të punësuarve në PSP, Deskoska tha se janë të përgatitura ndryshme në Ligjin për zyrtarët e Prokurorisë Publike.

“Kur është formuar PSP-ja, u shtua një kapitull i ri në Ligjin për zyrtarët e Prokurorisë Publike, i cili e rregullon statusin dhe të drejtat e këtyre personave. Kemi vendosur dispozitë se krahas prokurorit publik special nëse nuk është zgjedhur, prokurori publik vendos për të drejtat statusore, për të drejtat tjera të këtyre të punësuarve”, ka potencuar Deskoska.

Lidhur me punësimin e lidhjeve familjare dhe të afërta në PSP, Deskoska theksoi se një pjesë e këtij informacioni është e pavërtetë dhe tashmë është përgënjeshtruar.

Ajo shtoi se në një pjesë të rasteve, se janë të punësuar persona që janë fëmijë të gjykatësve dhe prokurorëve, kjo nuk është situatë unikale në PSP, por theksoi se duhet të kërkohet mënyrë të pengohet hyrja. Ajo, siç tha, do të ishte e kënaqur nëse Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) pas denoncimit i heton këto raste.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale