Connect with us

Lajme

Zeqiri: VMRO-DPMNE dëshiron prokuror që të falë krimet e tyre

Published

on

Kur të gjendet një zgjidhje e përbashkët, atëherë do të kemi një marrëveshje për Prokurorinë e re Publike. Bisedimet nuk kanë mbaruar ende, qëllimi është të arrihet një marrëveshje në interes të drejtësisë, kështu është shprehur nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muahamed Zekiri në emisionin 24 Analiza të TV 24, transmeton in7.

Zekiri gjithashtu ka thënë se LSDM-ja është e gatshme që opozita të propozojë një prokuror i cili do të ketë kredibilitet që të ndjekë kirimin dhe të jetë një gjendje që të japë epilog për të gjitha lëndët e hapura.

Por, sipas tij,VMRO-DPMNE kërkon një prokuror që do të falë krimin dhe kriminelët e ish-udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së, gjë që është plotësisht e papranueshme, ka theksuar Zekiri.

Nënkryetari i LSDM-së ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit opozitar, Ilija Dimovski se gjykatësit janë të ndikuar nga LSDM-ja, duke potencuar se sot po ndërtohet një sistem i pavarur gjyqësor dhe se LSDM nuk ka kontroll mbi gjykatësit dhe gjyqësorin në vend.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Lajme

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Published

on

By

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama tha se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria, gjatë konferencës në Kryeministri për progres-raportin e KE-së.

“ BE-ja nk po jep rezultatet, jo Shqipëria. Ça do bëjmë ne s’do t’i lëmë punët, nuk do i çojmë deri në fund. Kujt do t’i bëjmë dëm. Nuk është fare fjala për t’i fajësuar. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE. Ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ta bëjmë tonën”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale