Connect with us

Lajme

VMRO: PSP ka harxhuar shuma maramendëse parash nga xhepat e popullit

Published

on

Partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes një kumunikate për mediat ka akuzuar pushtetin se harxhimet e larta të PSP për katër vitet e ekzistencës së saj, përcjell in7.

“PSP që 4 vite përthith 12 milionë euro para të taksapaguesve, të cilat janë harxhuar për paga dhe honorare të prokurorët zhvatës dhe për familjarët e tyre të punësuar si personel administrativ. PSP i ka harxhuar paratë e qytetarëve dhe ka punuar për Zoran Zaevin. Zaev paralajmëronte skandale, kurse PSP menjëherë fillonte hetime të montuara. Prokurorëve të PSP-së u janë ofruar të gjitha kushtet dhe komodimi për punë, të njejtët keqpërdorën gjithçka dhe ishin mjet për reketim. Në media dolën informata se Katica Janeva 4 vite ka marë pagë mujore prej 120 mijë denarëve, dhe në bazë të bonuseve 250 mijë denarë apo gjithsej 330 mijë denarë në muaj nga buxheti janë ndarë për Katica Janevën e cila në fund përfundoi në burg për reketim”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti zbulojnë edhe disa detaje nga pagat që kanë marrë prokurorët e  Prokurorisë Speciale Publike.

“Sipas informatave që u publikuan në opinion, një prokuror në PSP ka marrë paga 120.000 denarë bruto, gjegjësisht 80.000 denarë neto plus shtesa prej 160.000 denarëve çdo muaj. Në media pamë dhe lexuam si në PSP janë punësuar kuadro partiake dhe familjarë të LSDM-së. PSP ishte shndërruar në institucion për përkujdesje të familjarëve dhe personave partiak. Sipas shembullit të prokurorëve të PSP, kanë qenë paguar edhe shumë zyrtarë tjerë në këtë prokurori, të cilët janë paguar shumë më tepër se një prokuror publik i PTHP-së. Shumë para të dhëna nga qytetarët, por pa asnjë efekt. PSP ishte thjesht një copëz në duart e Zoran Zaev për zbatimin e krimit të tij. Përgjegjësi për gjithë këtë punë joligjore gjithsesi do të ketë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

 

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Aktuale