Connect with us

Sport

Taulant Seferi, “ylli” i Jang Bojsit që i mungon Edi Rejas

Published

on

Pak ditë më parë, trajneri i Kombëtares publikoi listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria luan në kuadër të kualifikueseve për në Euro 2020, aty ku nuk munguar surprizat. Risia e madhe në listë ishte ajo e mbrojtësit 19-vjeçar që aktivizohet me Hellas Veronën, Marash Kumbulla ndërkohë që është rikthyer edhe Cikalleshi.

Interesant duket fakti, se si trajneri Edi Reja ashtu edhe ndihmësit e tij, nuk i kanë hedhur sytë nga futbollistët më në formë të momentit siç janë Endri Çekiçi apo Taulant Seferi. Ky i fundit, është kthyer në protagonist absolut te skuadra e tij në kampionatin zviceran duke e mbyllur kampionatin me 10 gola të shënuar vetëm 6 më pak se golashënuesit më i mirë i kampionatit.

Seferi që me Vinterthurin ishte kthyer në lojtarin e paprekshëm të formacionit, i ka shënuar golat në aksione dhe jo me penallti, duke qenë se 11-metërshat i janë besuar një shoku të skuadrës. Kjo formë mjaft e mirë dhe me vazhdimësi duket se nuk mjafton për të marrë një ftesë në Kombëtare dhe si përfundim, kur shumë futbollistë zgjedhin të luajnë me të tjera Përfaqësuese pasi nga ana jonë i mungon interesimi, ne nuk hezitojmë t’i quajmë tradhtarë.

Seferi ne Vinterthurin e tij e mbylli kampionatin në vendin e katër duke i dhënë fund kështu sezonit në Ligën e Dytë zvicerane pasi tashmë do të rikthehet te Jang Bojsi, kampion në fuqi i Zvicrës. Verdhezinjtë që festuan titullin pak ditë më parë, zotërojnë kartonin e ish-kapitenit të Shpresave. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Continue Reading

Sport

Barcelona pëson humbjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos

Published

on

‘Blaugranët’ janë duke kaluar krizë rezultatesh.

Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi.

Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.

Me rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memphis Depay që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′,

Edhe në vazhdim Blaugranët mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.

Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rayo Vallecano ka 19 pikë në vendin e pestë.

Continue Reading

Sport

Modric largohet nga skuadra në minutën e fundit, nuk luan kundër Osasunës

Published

on

Luka Modric do të mungojë në sfidën e sotme në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 11 në La Liga.

Luka ishte i ftuar për këtë takim, por Reali sapo ka njoftuar se ai është larguar nga skuadra, duke mos treguar diçka më shumë.

Nga mediat në Itali ka zëra se Luka ka ndjerë disa shqetësime dhe Carlo Ancelotti nuk e sheh të nevojshme të rrezikojë pasi mund të startojë me Asension, Camavingan apo edhe Blanco.

Kujtojmë se Realit i mungon Fede Valverde, pasi u dëmtua ditë më parë në El Clasico.

Mesfushori ka probleme me ligamente, por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të tyre, nëse do të mungojë gjatë, por i ka shpëtuar lëndimit më të tmerrshëm dhe më të rëndë për një futbollistë, këputjes së ligamenteve të gjurit.

Ndeshja me Osasunën zhvillohet nga ora 21:30.

Continue Reading

Sport

Koeman flet rreth sulmit që ia bën fansat

Published

on

Humbja në El Clasico ndaj Realit të Madridit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës, që në përfundim të ndeshjes kanë sulmuar trajnerin Ronald Koeman, i cili ishte në makinën e tij, duke u larguar nga “Camp Nou”.

Megjithatë duket se ky moment nuk e ka shqetësuar Koeman, që në një konferencë për shtyp e quajti sulmin më shumë “një problem social” dhe zbuloi edhe bisedën me Ancelottin në përfundim të ndeshjes.

“Nuk më shqetëson aspak ai sulm, pasi është më shumë një problem social. Unë vijoj të bëj punën time me korrektesë dhe të jap maksimumin për të përmirësuar skuadrën. Takova Ancelottin pas ndeshjes dhe më inkurajoi, pasi ai ka drejtuar shumë klube dhe ka eksperienca të tilla. Për një trajner kanë shumë rëndësi rezultatet, pasi vetëm puna në stërvitje nuk mjafton”, u shpreh Koeman.

Continue Reading

Aktuale