Connect with us

Lajme

Po sa u ka kushtuar qytetarëve të MV, PSP-ja për një vit?

Published

on

Rreth 100 punëtorëve të punësuar në Prokurorinë Speciale duhet t’u paguhet rroga edhe pse ky institucion ka mbetur pa prokurorë, pasi që të njëjtit janë transferuar në prokuroritë e shtetit.

Me Ligjin e Prokurorisë të vitit 2015-të, prokurorëve special u është lejuar që të angazhojnë ndihmës për punë më të shpejtë dhe më efikase, por të punësuarve u është garantuar ekzistimi 5-vjeçar i institucionit. Kjo do të thotë që deri më 15 shtator të vitit 2020, nëse nuk ndodh diçka, personeli ndihmës patjetër duhet që të mbetet në punë dhe t’i shfrytëzojë privilegjet për rroga dhe kontribute.

Nëse bëhet matematike e thjeshtë, rroga mesatare e këtyre të punësuarve është rreth 25 deri në 30 mijë denarë ose gjithsej me kontribute 45 deri në 50 mijë denarë, atëherë shteti do të duhet të harxhojë deri në 60 milionë denarë vetëm për rroga. Por, harxhime shtesë do të duhet të paguhet për qiranë e objektit, shërbimet komunale, sistemin për mbrojtje dhe siguri dhe harxhime tjera shtesë për mirëmbajtjen e ndërtesës së PSP-së.

Sipas kësaj, shuma që duhet të paguhet për 1 vit, do të jetë mbi 1 milion euro. Nga ana tjetër, nëse të punësuarit mbeten në punë dhe ndërtesa do të vazhdojë t’i shërbejë PSP-së, atëherë ish prokurorët special (të cilët janë transferuar në prokuroritë amë), do të munden t’i shfrytëzojnë hapësirat dhe burimet të cilat i kanë pasur deri më tani, që të mundësojnë zhvillim në proceset për dosje penale.

Nëse prokurorët special transferohen edhe fizikisht në prokuroritë amë, atje nuk do të kenë kushte përkatëse për punë. Për shembull, lëndët “Talir” dhe “Talir 2” kanë 60 deri në 70 kualifikues me prova materiale, të cilat janë të mbrojtura në mënyrë përkatëse në hapësira ku prokurorja që i përfaqëson mund t’i punojë në mënyrë përkatëse. Në prokuroritë themelore nuk ka kuadër të mjaftueshëm profesional, nuk ka kushte hapësire, prokurorët janë të mbingarkuar me lëndë, dhe e tërë kjo do t’ua lidhte duart ish prokurorëve special.

Opsioni i mundshëm është, që të shfrytëzohen hapësirat dhe kjo është në të mirë të prokurorëve, të cilët edhe pse tanimë nuk kanë status të prokurorëve special, megjithatë mund të veprojnë atje. Kjo praktikisht edhe po ndodh këto ditë kur prokurorët si Lençe Ristovska, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, tanimë vazhdojnë me përfaqësimin e akuzave përpara gjykatave dhe logjikisht është që të punojnë edhe më tej në ndërtesën ku i kanë lëndët.

Në Ligjin e PSP-së thuhet se pas shfuqizimit të Prokurorisë Speciale, personeli administrativ dhe hetuesit do të shkojnë në punë në Prokurorinë Publike në pozita me të ardhura të ngjashme që kanë marrë në PSP.

Pushteti dhe opozita “për” zgjidhen e statusit të punëtorëve të PSP-së

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe ai i VMRO-DPMNE-së opozitare, Ilija Dimovski, mbrëmë në një debat televiziv në TV24, u pajtuan se për të gjithë ata punëtorë të PSP-së që nuk janë punësuar me nepotizëm dhe nuk janë pjesë e keqpërdorimeve eventuale si në rastin “Zhvatja” duhet që tu gjendet zgjidhje për transferimin e tyre.

Sipas Zekirit, tani kemi situatë të re me nepotizëm në PSP, por të gjithë që kanë qenë të punësuar në mënyrë të rregullt nuk duhet që të mbeten në rrugë.

Dimovski u pajtua dhe tha se nëpërmjet procedurës në Kuvend duhet që të mënjanohet dyshimi për ata që janë të “pastër” dhe për të njëjtit të gjendet zgjidhje.

 

 

 

BURIMI: Portalb

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale