Connect with us

Sport

Paul Pogba nënshkruan me një nga klubet më të pasura në botë

Published

on

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba mund ta konfirmojë të ardhmen e tij.

Manchester United nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Paul Pogba.

Reprezentuesi francez ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, sipas “London Evening Standard”, spekulimeve së shpejti do t’ju vjen fundi pasi klubi i “Red Devils” ka bërë gati kontratë të re me Pogban.

Menaxheri Ole Gunaar Solskjaer është duke u munduar ta bind mesfushorin të konfirmojë të ardhmen e tij në Manchester United.

Gjatë afatit kalimtar të verës, Pogba kërkohej nga Real Madrid e Juventus. /Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Pogba analizon humbjen: Pësojmë gola shumë naivë

Published

on

Me vetëm një pikë nga 9 të mundshmet në 3 ndeshjet e fundit, Manchester United ka zbritur në vendin e pestë dhe tani e sheh veten plot 5 pikë larg kreut.

Situata te “djajtë e kuq” është shqetësuese dhe këtë e pranon ylli francez, Paul Pogba, i cili deklaron se skuadra po pëson gola naivë, që po u kushtojnë jo pak.

“Nëse duam të fitojmë tituj, atëherë këto lloj ndeshjesh nuk duhet t’i diskutojmë. Më vjen shumë keq që pësojmë gola të tillë naivë, të cilët po na kushtojnë. Duhet të bëjmë lojën tonë në fushë, duke mbajtur topin, pasi nuk mund t’ia lejojmë vetes të pësojmë 4 gola në një ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari. Jemi ende në fillim të sezonit ndaj duhet të reagojmë në kohë për të mos komplikuar objektivat tanë”, u shpreh Pogba.

Continue Reading

Sport

Lewandowski ka në zemër Real Madridin

Published

on

Ylli polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski mësohet se ka në zemër skuadrën e Real Madridit.

Kantrata e sulmuesit përfundon në vitin 2023 me “bavarezët” dhe disa klube të tjera të mëdha janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Klubet angleze si Chelsea dhe Manchester City shiheshin si favorit për transferimin e polakut, por tani ka një skuadër tjetër në horizont.

Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski e ka zemrën e tij të vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se është i gatshëm të refuzojë edhe ofertat më të mëdha dhe ta ulë pagën e tij për t’u transferuar te gjigantët spanjollë.

Ndryshe, Lewa ka qenë në të kaluarën disa herë i kërkuar nga Los Blancos, por së fundmi fokusi i klubit mbretëror ka kaluar te Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Continue Reading

Sport

Klopp: Salah më i mirë se Messi e Ronaldo

Published

on

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira për Mohamed Salahun pas fitores 5:0 ndaj Watfordit.

Për trajnerin gjerman, Salahu aktualisht është lojtari më i mirë në botë.

“Për mua ai është më i miri. Ai është me siguri një nga më të mirët në botë. E shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua. Në formë të mirë janë duke kaluar edhe Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por për momentin Salah është në krye të kësaj liste”, deklaroi Klopp.

Salah në sezonin e ri me Liverpoolin, në 10 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Continue Reading

Aktuale