Connect with us

Kosovë

Kosovë/Shtohet numri i azikërkuesve nga Siria dhe Iraku

Published

on

Të ikur nga lufta dhe zonat e konfliktit, një numër i madh i refugjatëve vijnë në Kosovë, për të vazhduar më pas transit drejt vendeve perëndimore. Derisa në vitin 2015, kur në Kosovë brenda vitit kishin hyrë 88 persona nga vende të ndryshme, numri është rritur çdo vit, njofton REL.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për periudhën janar-gusht të këtij viti, numri i emigrantëve të parregullt që kanë hyrë në Kosovë është 753 persona. Emigrantët kryesisht janë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe territoret palestineze.

Javën e kaluar në territorin e Kosovës kanë hyrë 22 emigrantë të cilët tashmë janë vendosur në Qendrën për Azil në fshatin Magure të Lipjanit.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Fitim Zariqi, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator, këtë strehimore e kanë frekuentuar gjithsej 902 emigrantë.

Sipas tij, vitet e fundit vërehet një rritje e numrit të emigrantëve të cilët vijnë në Kosovë.

“Ka ardhje pak më shumë se vitet e kaluara, megjithatë për ne ende është në suaza të menaxhimit normal. Prej që është hapur Qendra për Azil, nga viti 2010, vazhdimisht kanë frekuentuar azilkërkues ose persona që vijnë nga vatrat e luftës dhe konfliktit”, tha Zariqi.

Zariqi tha se emigrantët, që kryesisht ikin nga zonat e luftës, e përdorin Kosovën si vend transit për të depërtuar në vendet perëndimore.

“Shumica, kohët e fundit janë duke ardhur nga territori i Shqipërisë, vitet e kaluara kanë ardhur më shumë nga Maqedonia (e Veriut), por që nga viti i kaluar kanë filluar të vijnë nga Shqipëria, pra e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit. Gjatë intervistave që i bëjmë ne, ata tregojnë që kanë lëvizur nga Greqia, në Shqipëri, pastaj kanë hyrë në Kosovë ilegalisht dhe pretendojnë që të kërkojnë azil, të qëndrojnë disa ditë këtu dhe pastaj të vazhdojnë tutje për në vendet perëndimore”, tha Zariqi.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se më herët emigrantët prej Maqedonisë së Veriut kanë hyrë direkt në Serbi, por për shkak të forcimit të sigurisë në atë kufi, ata po vazhdojnë të hynë nga ana e Kosovës, pasi sipas tij, kalimi nga Kosova në Serbi, mund të jetë më i lehtë.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve, sidomos sirianë që janë në Turqi edhe që e kanë si rrugë transitore për të kaluar brenda vendeve të Bashkimit Evropian apo kalimin që mundet të ndodhë përmes vendeve të Ballkanit, që pastaj të hyjnë ndoshta përmes Serbisë të hynë në Hungari dhe për të hyrë në vendet e Bashkimin Evropian, atëherë është pra kjo rruga më e lehtë që ata të kenë qasje për të shkuar në BE”, tha Demhasaj.

Azilkërkues që kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë, vitet e fundit më së shumti ka pasur nga vendet ku ka konflikte, e që janë Siria dhe Iraku.

Numri më i madh është i emigrantëve nga Siria. Vetëm vitin e kaluar rreth 200 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë.

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale